Bitcoin arrin një nivel rekord mbi 121 mijë dollarë

Bitcoin arrin një nivel rekord mbi 121 mijë dollarë

08:24, 14/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kriptomonedhat po rriten ndjeshëm, të nxitura nga politikat tregtare të SHBA-së dhe njoftimet e reja të tarifave të Donald Trump.

Bitcoin arriti një rekord të ri prej 121,352 dollarësh, duke shënuar një rritje prej 1.9%.

Një moment historik ky për kriptomonedhën më të madhe në botë,

Edhe monedhat e tjera Ehereum (+1.8%), Binance (+1%), Dogecoin (+4.2%) dhe Cardano (+2.4%) shënuan gjithashtu rritje.

Duke filluar nga e hëna, Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA-së do të debatojë një sërë projektligjesh për t'i siguruar industrisë së aseteve digjitale kuadrin rregullator të vendit që ajo e ka kërkuar prej kohësh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco