Të shtëna me armë zjarri në një kishë në Kentaki/ Një i vdekur e disa të plagosur, mes tyre dhe një polic

Të shtëna me armë zjarri në një kishë në Kentaki/ Një i vdekur e disa të plagosur, mes tyre dhe një polic

21:58, 13/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Disa persona, përfshirë një polic të Kentucky-t, u plagosën në një seri të shtënash rreth Lexington-it, thanë guvernatori i shtetit dhe Policia e Shtetit të Kentucky-t në X.

Policia tha se i dyshuari i vetëm në incident është i vdekur dhe oficeri i policisë po merr trajtim mjekësor.

Një nga të shtënat ndodhi në Kishën Baptiste në Rrugën Richmond dhe ekipet e emergjencës ishin në vendngjarje duke trajtuar disa viktima, tha policia shtetërore.

Lexington Herald-Leader raportoi se një polic i shtetit të Kentucky-t u qëllua të dielën në mëngjes në aeroportin Blue Grass në Qarkun Fayette. I dyshuari më pas iku në Kishën Baptiste të Rrugës Richmond, rreth 27 km larg, ku disa persona u qëlluan dhe u plagosën, shtoi Herald-Leader.

"Ju lutem lutuni për të gjithë të prekurit nga këto akte të pakuptimta dhune", tha guvernatori i Kentucky-t, Andy Beshear.

Departamenti i Policisë së Lexingtonit dhe Policia e Shtetit të Kentukit nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesave për koment. Thirrjet në Kishën Baptiste të Rrugës Richmond nuk u përgjigjën./ Reuters.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco