Blindohet Rumania: 5 mijë ushtarë të NATO-s nisin stërvitjet ushtarake

Blindohet Rumania: 5 mijë ushtarë të NATO-s nisin stërvitjet ushtarake

14:32, 15/07/2017
A+ Aa A-

Rreth 5 mijë ushtarë të  NATO-s po marrin pjesë në disa stërvitje të mëdha ushtarake në Rumani.

Ato do të vëzhgohen nga afër nga kreu i Komitetit ushtarak të NATO-s Petr Pavel dhe Presidenti i Rumanisë Klaus Johanis.

Para stërvitjeve në poligonin e shenjëtarisë në veriperëndim të Rumanisë, Pavel dhe presidenti Johanis, janë pritur me nderimet më të larta ushtarake.

Trupatnga Rumania, SHBA-ja, Ukraina, Armenia dhe Kroacia qëlluan me armë zjarri, të mbështetura nga aeroplanët ushtarakë amerikanë dhe ata rumunë.

Stërvitjet, të udhëhequra nga ushtria amerikane, filluan këtë javë në Evropën Lindore dhe përfshinin 25,000 ushtarakë nga më shumë se 20 vende aleate dhe partnerë.

SHBA –ja kërkon të sigurojë aleatët evropianë të NATO-s të shqetësuara nga agresioni rus

Ushtrimet do të vazhdojnë deri më 20 korrik./SYRI.net/

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco