Kryeministri spanjoll Sánchez peshon dorëheqjen pas akuzave për korrupsion ndaj gruas

Kryeministri spanjoll Sánchez peshon dorëheqjen pas akuzave për korrupsion ndaj gruas

09:20, 26/04/2024
A+ Aa A-

Pyetja kryesore është se çfarë do të vendosë të bëjë të hënën 52-vjeçari Sánchez, një nga udhëheqësit socialistë më jetëgjatë në Evropë.

Kryeministri socialist Pedro Sánchez e la Spanjën pezull pasi njoftoi se mund të tërhiqej nga osti për shkak të asaj që ai e quajti një "fushatë shpifjeje të paprecedentë" kundër gruas së tij.

Sánchez, i cili ka qenë në detyrë që nga viti 2018, e habiti kombin të mërkurën duke njoftuar se po anulonte të gjitha aktivitetet zyrtare deri javën që vjen, kur do të njoftojë për planet e tij të ardhshme.

Njoftimi erdhi disa orë pasi një gjykatës provincial i Madridit vendosi të studionte akuzat për korrupsion të ngritura nga një grup i krahut të djathtë kundër gruas së Sanchez, Begoña Gómez.

Çfarë do të ndodhë më pas për Sanchez?

Nëse Sanchez jep dorëheqjen, atëherë do t'i bjerë mbretit të Spanjës Felipe VI që të konsultohet me krerët e partive në dhomën e ulët të parlamentit për të parë nëse ndonjë politikan mund të mbledhë mjaftueshëm mbështetjen e nevojshme për të formuar një qeveri të re. Partia e Sanchez mund të qëndrojë në detyrë, por asnjë nga kolegët e tij nuk ka karizmën dhe respektin e tij.

Sánchez mund të vendosë të përballet me një votë besimi nga dhoma e ulët, të cilën ai mund ta fitojë me një shumicë të thjeshtë bazuar në mbështetjen që gëzon tashmë. Kjo mund të jetë një lëvizje strategjike përpara zgjedhjeve të rëndësishme rajonale në rajonin e Katalonjës të Spanjës në maj, si dhe ato në Evropë në qershor.

Sánchez mund të shpallte zgjedhje të parakohshme, por parlamenti nuk mund të shpërndahet para 29 majit për të përmbushur një mandat kushtetues që duhet të kalojë një vit ndërmjet shpërndarjes së parlamentit nga kryeministri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco