Tentuan t’i vidhnin makinën e tij, aktori i njohur qëllohet për vdekje nga hajdutët

Tentuan t’i vidhnin makinën e tij, aktori i njohur qëllohet për vdekje nga hajdutët

09:43, 27/05/2024
A+ Aa A-

Aktoir Johnny Wactor 37-vjeç është qëlluar për vdekje nga hajdutët që po përpiqeshin të vidhnin katalizatorin nga makina e tij.

Të shtënat ndodhën rreth orës 3 të mëngjesit të së shtunës në qendër të Los Anxhelosit, kur Wactor iu afrua tre burrave pranë makinës së tij, sipas policisë.

Një nga të tre hapi zjarr dhe Wactor vdiq më vonë në spital. Të dyshuarit janë larguar me makinë dhe nuk është bërë asnjë arrestim.

Aktori kishte qenë në një bar, tha nëna e tij, Scarlett Wactor. Kur i pa të tre pranë makinës së tij, shkoi duke menduar se e ka parkuar keq, tha e ëma për Sky News.

Wactor luajti Brando Corbin në telenovelën e gjatë General Hospital – e cila u transmetua për herë të parë nga 2020 deri në 2022.

Ai gjithashtu u shfaq në një sërë filmash dhe seriale televizive, duke përfshirë Station 19, NCIS, Westworld dhe videolojën Call of Duty: Vanguard.

NBC News raporton se hajdutët synojnë konvertuesit katalitikë për metalet e tyre të vlefshme, duke përfshirë platinin, paladiumin dhe rodiumin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco