Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Inceneratorët, e vërteta e raportit të Bankës Botërore

‘Armët po vijnë’, ligjvënësi amerikan: Porositë e Tajvanit janë rrugës…

‘Armët po vijnë’, ligjvënësi amerikan: Porositë e Tajvanit janë rrugës…

09:21, 27/05/2024
A+ Aa A-

Zyrtari i lartë amerikan, Michael McCaul, ka thënë të hënën se porositë e Tajvanit janë rrugës dhe që lojërat kineze që u ngjajnë luftërave, e kanë rritur nevojën për të forcuar kapacitetet e këtij ishulli në fushën e mbrojtjes.

Kina e konsideron Tajvanin – ishull që vetëqeveriset – si të vetin dhe është zotuar se do ta fitojë kontrollin e tij edhe përmes forcës, nëse është nevoja.

Qeveria e Tajvanit, në anën tjetër, hedh poshtë pretendimet e Pekinit për ishullin.

Në dy vjetët e fundit, Tajvani është ankuar për vonesa në pranim të armëve amerikane, sikurse raketat Stinger, për shkak se prodhuesit amerikanë janë duke furnizuar Ukrainën me armë, teksa e lufton pushtimin rus.

McCaul, udhëheqësi i Komitetit të Dhomës së Përfaqësuesve për Marrëdhënie me Jashtë, ka thënë se ushtria e Kinës u ka dërguar Shteteve të Bashkuara një mesazh të fuqishëm javën e kaluar.

“Ne po e çojmë përpara punën sa u përket sistemeve të armëve. Do të doja të shihja punë më të shpejtë, mirëpo [armët] po vijnë”, u ka thënë McCaul gazetarëve në Taipei, pas takimit me presidentin e Tajvanit, Lai Ching-te.

Ai ka thënë se Tajvanit i duhen mjaftueshëm armë, në mënyrë që presidenti kinez, Xi Jinping të kuptojë që rreziqet e pushtimit të ishullit i tejkalojnë përfitimet.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco