Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë?

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë?

11:14, 24/05/2024
A+ Aa A-

Britani e Madhe/ Caktohet data e zgjedhjeve

Image

Është shpallur data e zgjedhjeve në Britaninë e Madhe. Kryeministri Rishi Sunak vendosi që më 4 korrik, njerëzit të shkojnë nëpër qendrat e votimit dhe të vendosin për liderët që do t’i udhëheqin.

Pas 14 vitesh në pushtet, ka një mundësi të madhe që partia e Sunak të humbasë zgjedhjet karshi partisë Laburiste në opozitë. Sondazhet tregojnë se partia në mazhorancë nuk është zgjedhja e parë e britanikëve. Kryeministri aktual radhiti disa nga sukseset e partisë së tij, duke mos harruar edhe skemën që përgatiti për të ndihmuar bizneset gjatë pandemisë.

Antony Blinken thotë se duhen përdorur armët amerikane kundër Rusisë

Image

Antony Blinken, Sekretari amerikan i Shtetit, i ka drejtuar presidentit Joe Biden një kërkesë, ku i thotë që të heqë kufizimet për përdorimin e armëve amerikane nga ana e Ukrainës. Ai kërkoi që SHBA të mund të lejojë forcat ukrainase që të hedhin raketat në territorin rus.

Biden nuk ka lejuar përdorimin e armëve amerikane, pasi i druhet një konflikti me Rusinë. Ndërsa presidenti Zelensky, kur mori armët nga paketa e ndihmës nga ana e SHBA, ra dakord që të mos hidhte kurrë raketa amerikane në territorin e Rusisë, pasi mund të provokonte “Luftën e Tretë Botërore”.

Sërish tensione mes Kinës dhe Tajvanit

Image

Tajvani është detyruar të mobilizojë forcat ushtarake, pasi Kina ka rrethuar ishullin dhe po bën një stërvitje 2-ditore në detin e Tajvanit. Stërvitjet po kryhen 2 ditë pasi u përzgjodh kryeministri i ri i vendit, Lai Ching-te, i cili ka një qasje më demokratike për Tajvanin dhe disa ditë më parë, i bëri thirrje Kinës që ta ndalë presionin dhe kërcënimet.

Ushtria Popullore Çlirimtare e Kinës bëri me dije se do të kryente stërvitje të përbashkët ushtarake, duke përfshirë forcat ajrore, detare dhe tokësore, çka do të thotë se në këtë “projekt” bën pjesë edhe ushtria dhe marina.

Egjipti thotë se mund të tërhiqet nga ndërmjetësimi mes Hamasit dhe Izraelit

Image

Egjipti ka kërcënuar se do të tërhiqet nga ndërmjetësimi për të sjellë armëpushimin në luftën në Gaza, pasi CNN raportoi se Kajro kishte ndryshuar kushtet e armëpushimit para se një draft-marrëveshje t’i dorëzohej Hamasit.

Menjëherë, Dia Rashwan, udhëheqës i Shërbimit të Informacionit Shtetëror në vend i quajti akuzat të pabaza dhe joprofesionale nga ana e gazetarëve. “Akuza të tilla vetëm po e ndërlikojnë situatën”, tha ai, duke shtuar se kështu, Egjipti mund të tërhiqet nga ndërmjetësimi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco