Firma e Inteligjencës Artificiale prezanton avatarët që shfaqin qartë emocione njerëzore Avatari nga Synthesia

Firma e Inteligjencës Artificiale prezanton avatarët që shfaqin qartë emocione njerëzore

14:38, 25/04/2024
A+ Aa A-

Të ashtuquajturat avatarë shprehës të Synthesia mund të shkojnë nga gjendja e lumturisë, në rritim.

Një firmë start-up e Inteligjencës Artificiale  ka prezantuar një seri avatarësh të gjallë që mund të përcjellin emocionet njerëzore përmes kërkesave të tekstit të një përdoruesi.

Firma me seli në Londër, Synthesia, tregoi "avatarët e saj me shprehi" në një video të ngarkuar në platformën e mediave sociale X të enjten, që shfaqnin një sërë emocionesh nga të gëzuarat, tek të trishtuarat dhe të irrituarat.

Teknologjia vjen në një kohë kur videot e falsifikuar ndjeshëm po ngrenë shqetësime për avatarët që imitojnë bindshëm këdo me qëllime mashtrimi ose keqinformimi.

Megjithatë, Synthesia i tha MIT Technology Review se kompania preferon termin "media artificiale" në vend të “deepfake”,  që tregon lidhje negative.

Kompania, e cila mbështetet nga Nvidia, thotë se synon të ulë kostot e prodhimit të videove duke eliminuar nevojën për aktorë, modifikime të gjata dhe kamera, ndër të tjera.

Avatarët janë trajnuar mbi lëvizjet e personazheve të jetës reale, të cilët lexojnë skenarë para një ekrani jeshil. ”Amazon Web Service”e përdorën teknologjinë të mërkurën për të klonuar një version avatar të drejtoreshës menaxhuese të tyre, Tanuja Randery, e cila u shfaq në një ngjarje.

Teknologjia e Synthesia përdoret nga 55,000 biznese për të bërë avatarë dixhitalë për prezantime të tilla kompanish, tha firma.

Kompania ka disa masa mbrojtëse për të trajtuar çështjen e përmbajtjes së rreme, të cilat përfshijnë një proces “Njih klientin tënd” që verifikon identitetin e tyre. Firma është gjithashtu pjesë e Koalicionit për Prejardhjen dhe Autenticitetin e Përmbajtjes, një organizatë e cila synon të aplikojë filigranë në përmbajtje.

E hapur në vitin 2017, Synthesia fillimisht ndërtoi mjete dublimi dhe sinkronizimi të buzëve dhe në 2020 kaloi në nxjerrjen e avatarëve të saj të parë të Inteligjencës Artificiale për klientët e korporatave. Vitin e kaluar, ajo arriti statusin e njëshit duke e vlerësuar kompaninë në më shumë se 1 miliard euro.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco