Prokurori i ndaloi komunikimin/ Trump nuk ndalet: Vegël e korruptuar e Sorosit!

Prokurori i ndaloi komunikimin/ Trump nuk ndalet: Vegël e korruptuar e Sorosit!

11:21, 23/04/2024
A+ Aa A-

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, pritet të dalë sërish sot përpara gjykatës në Nju Jork për të vazhduar procesin që nisi një ditë më parë.

Ndërkohë, prokurori i çështjes, Alvin Bragg tha se Trump ka dhunuar një urdhër ndalimi që i ishte vendosur për të mos komunikuar.

Megjithatë, Trump vazhdoi postimet në rrjetet sociale, duke e akuzuar prokurorin Bragg si njeri të miliarderit majtist, George Soros.

“ Katër vjet më parë unë isha një president shumë i suksesshëm dhe popullor i Shteteve të Bashkuara dhe, në nëntor, shkova në zgjedhje ku mora më shumë vota, deri më tani, se çdo president në detyrë në historinë e vendit tonë. Fatkeqësisht, zgjedhjet u manipuluan dhe u vodhën, dhe vendi ynë, dikur i madh, tani është bërë shpejt një komb në rënie të lirë. Nesër në mëngjes do dal para një gjykate penale të Nju Jorkut për një gjyq mbi, për ironi, NDËRHYRJE NË ZGJEDHJE, të vendosur nga Departamenti i Drejtësisë i krimbur i Joe Biden, përpara një gjyqtari të korruptuar dhe me konflikt të lartë interesi, një prokurori rrethi të dështuar dhe të financuar nga Soros, i cili nuk donte të sillte ky çështje, e cila mund të ishte ngritur tetë vjet më parë, por nuk e bëri, në një qark pothuajse tërësisht demokratik. Pothuajse çdo ekspert juridik thotë se nuk ka asnjë ASNJË KRIM, ASGJE!,” shkruan Trump.

“Prokurori i korruptuar i rrethit i financuar nga Soros, Alvin Bragg, i cili ka humbur totalisht kontrollin mbi krimin e dhunshëm në Nju Jork, thotë se pagesa e parave për një avokat, për shërbimet ligjore të ofruara, nuk duhet të referohet si SHPENZIM LIGJOR. Cili term tjetër do të ishte më i përshtatshëm??? Besojeni apo jo, ky është preteksti me të cilin u padita dhe që studiuesit dhe ekspertët juridikë NUK MUND TA BESOJNË. Të ngecesh në një sallë gjyqi dhe të mos lejohesh të bësh fushatë për Presidentin e Shteteve të Bashkuara!” vijon Trump.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco