Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë?

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë?

09:21, 23/04/2024
A+ Aa A-

Dorëhiqet shefi i inteligjencës së ushtrisë izraelite

Image

Aharon Haliva, shefi i inteligjencës së ushtrisë izraelite hoqi dorë nga detyra e tij, pas dështimit të parandalimit të sulmit të 7 tetorit, ku Hamasi sulmoi Izraelin. Ushtria e pranoi dorëheqjen dhe e falenderoi për kontributin. Gjeneralmajori Aharon Haliva përfundoi kështu rolin e tij dhe shprehu vlerësim të lartë për performancën e personelit të Drejtorisë së Inteligjencës izraelite.

Shefi i shtabit e falenderoi gjeneralmajorin, i cili prej 38 vitesh shërbeu në Forcat Mbrojtëse Izraelite, si luftëtar, komandant e mandej gjeneralmajor.

Kroaci/ I gjendet armë në banesë nxënësit që kërcënoi shokët dhe shoqet e klasës

Image

Në një shkollë fillore në qarkun Lika-Senj, një nxënës kërcënoi shokët, shoqet e klasës dhe disa mësues. 14-vjeçari u shpreh se do të bënte një listë me ata me të cilët do të merrej dhe sipas burimeve, policia ka kontrolluar banesën ku ai jetonte dhe ka gjetur armë.

“Shërbimet kompetente janë duke bërë punën e tyre dhe të gjitha institucionet janë njoftuar me kohë për këtë rast. Më vjen keq vetëm për nxënësit dhe prindërit tanë të cilët me të drejtë janë të shqetësuar. Shpresoj se gjithçka do të zgjidhet pozitivisht”, u shpreh drejtoresha e shkollës, Snjezhana Milkoviq.

Itali/ Arrestohen 13 punonjës burgu, sepse abuzonin me të burgosurit

Image

Policia e Milanos arrestoi 13 roje burgu, me akuzën për abuzim me të burgosurit në një burg për të miturit. Gjithashtu, u pezulluan edhe 8 gardianë burgu. Akuzat ndaj tyre përfshijnë “bashkëpunim në torturë” dhe “lëndim trupor të të miturve”, si dhe “shpërdorim detyre” dhe “tentativë për sulme seksuale”.

Arrestimi i tyre u bë pasi hetuesit mbikëqyrën dhe hetuan biseda telefonike dhe kamerat e brendshme të sigurisë. Ata gjithashtu komunikuan me ish-të burgosurit për dëshmi.  Shoqata Kombëtare për Mbrojtjen e të Drejtave të të Burgosurve “Antigona” njoftoi në fillim të vitit se burgjet italiane kanë mungesë të madhe burimesh dhe hapësirash për të dënuarit.  Një aktivist i të drejtave të njeriut tha se në Itali ka 60,600 të burgosur në 51,000 vende dhe rrjedhimisht, burgjet janë të mbipopulluara.

Kinë/ Evakuuohen 60,000 njerëz për shkak të përmbytjeve masive

Image

Autoritetet kineze kanë evakuuar rreth 60,000 njerëz nga shtëpitë e tyre në zonën Guangdong, për shkak të përmbytjeve masive në një prej provincave më të populluara të Kinës. Deri më tani, 3 persona kanë ndërruar jetë dhe 11 të tjerë janë zhdukur.

Sipërfaqe të mëdha toke janë përmbytur dhe njerëzit po transportohen me varka të shpëtimit për ujëra të thella. Deri më tani, disa lumenj të mëdhenj kanë dalë nga shtrati dhe nivelet e ujit janë rritur ndjeshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco