Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Pamjet shokuese/ Gruaja shoqëron të vdekurin në bankë për të firmosur huanë

Pamjet shokuese/ Gruaja shoqëron të vdekurin në bankë për të firmosur huanë

16:50, 17/04/2024
A+ Aa A-

Një ngjarje sa absurd aq edhe e rrallë ka ndodhur në një prej bankave në Brazil, ku një grua u paraqit teksa shoqëronte një person të vdekur.

Pamjet shokuese tregojnë gruan që tenton të trajtojë të vdekurin si njeri të gjallë në bankën e Bangu, në periferi të Rio de Janeiro, në Brazil.

Punonjës të bankës nisën të filmonin ngjarjen absurde dhe më pas thirrën ambulancën dhe policinë teksa gruaja mbante dorën e pensionistit të vdekur për të vizatuar firmën.

“Xhaxha më dëgjon? Duhet të firmosësh, se unë nuk mund të firmos në vendin tend”, i drejtohet punonjësja e Bankës, personit që kishte përballë, që ishte i vdekur.

Në vijim, punonjësja e bankës, e shokuar nga ajo që po shihte përballë saj shprehet:  “më duket se kjo nuk është e ligjshme. Ai nuk më duket mirë, është shumë i zbehtë”.

Por gruaja që e shoqëronte i përgjigjet: “Po kështu është ai”, dhe më pas i flet të vdekurit: “Nëse nuk ndjehesh mirë të çoj në spital, dëshiron të shkosh përsëri në spital?”

Pamjet tregojnë kokën e burrit që lëkundet para e prapa, para se gruaja ta mbajë nga prapa qafës.

Zyrtarët që erdhën në vendngjarje konfirmuan se pensionisti Paulo Roberto Braga, 68 vjeç, kishte vdekur disa orë më herët.

Gruaja që e soli në bankë Erika de Souza Vieira Nunes, u arrestua dhe tha në polici se ishte kujdestarja e tij.

Kreu i policisë Fabio Luiz konfirmoi arrestimin duke thënë se zoti Braga kishte vdekur ara se të sillej në bankë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco