Parlamenti Evropian 'po i shqyrton' pretendimet se ka eurodeputetë të paguar për të përhapur propagandë ruse

Parlamenti Evropian 'po i shqyrton' pretendimet se ka eurodeputetë të paguar për të përhapur propagandë ruse

14:50, 29/03/2024
A+ Aa A-

Parlamenti Evropian po "i shqyrton pretendimet" se disa nga anëtarët e tij janë paguar nga një rrjet propagandistik rus, i zbuluar në fillim të kësaj jave nga autoritetet çeke, konfirmuan shërbimet e tij për shtyp për Euroneës.

Kjo vjen pasi kryeministri belg Alexander De Croo tha të enjten se “Rusia u ishte afruar ligjvënësve të BE-së” dhe i kishte paguar ata për të “promovuar propagandën ruse” në Evropë, në kuadrin e një  operacioni të zbuluar tashmë nga shërbimi sekret çek.

Shërbimet e Parlamentit nuk ishin në gjendje të konfirmonin se sa deputetë mund të ishin nën vëzhgim, por thanë të premten se po punohej "në koordinim me partnerët e tij institucionalë" në përgjigje të akuzave të bujshme.

Në një letër drejtuar presidentes së Parlamentit Roberta Metsola, shefi i grupit të qendrës Reneë Europe, Valérie Hayer, i përshkruan akuzat si një "sulm të qartë" ndaj parlamentit dhe "mandatit të tij demokratik".

"Nëse eurodeputetë ose kandidatë në zgjedhjet e ardhshme evropiane kanë marrë para ose janë korruptuar nga qeveria ruse apo përfaqësues të saj, ata duhet të ekspozohen," tha Hayer.

Kjo vjen pak më shumë se dy muaj përpara se votuesit e BE-së të shkojnë në qendrat e votimit për të zgjedhur 720 anëtarë në Parlamentin Evropian, dhe mes frikës në rritje, përfaqësuesit e Kremlinit mund të përdorin manipulimin e informacionit për të anuar votimin demokratik.

Duke folur gjatë një debati mbi ndërhyrjen e huaj në parlamentin belg të enjten, De Croo konfirmoi se shërbimet e inteligjencës belge ishin vënë në dijeni për akuzat lidhur me eurodeputetët nga shërbimet sekrete çeke.

Sipas mediave çeke që citojnë zyrtarë nga shërbimet e inteligjencës, akuzat përfshijnë politikanë nga Gjermania, Franca, Polonia, Belgjika, Holanda dhe Hungaria.

Në qendër të operacionit të shkatërruar nga autoritetet çeke ishte kompania e lajmeve Voice of Europe, e cila është sanksionuar nga Republika Çeke së bashku me dy individë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco