Lajmi i fundit

LIVE/ Nis punimet Konventa Kombëtare e Partisë së Lirisë

Nevoja për rekrutë të rinj, ushtarët në Britani lejohet të rrisin mjekrën

Nevoja për rekrutë të rinj, ushtarët në Britani lejohet të rrisin mjekrën

13:57, 29/03/2024
A+ Aa A-

Ushtarët dhe oficerët britanikë do të lejohen të rrisin mjekrën ndërsa shërbejnë për Forcat e Armatosura.

Mjekra dhe mustaqet duhet të jenë të rregullta, të kuruara siç duhet dhe do të kontrollohen në mënyrë rutinore.

Ushtria bëhet e fundit nga strukturat e forcave të armatosura që lejon personelin e saj të rrisë mjekrën, shkruan BBC.

Direktiva e re pason vite diskutimesh rreth politikave të ushtrisë për paraqitjen e personelit.

“Ne kemi dëgjuar njerëzit tanë dhe kemi vepruar,” tha zëdhënësi i Ushtrisë.

Mund të ketë raste specifike kur personeli kërkohet të jetë i rruar pastër, tha Ushtria, dhe oficerët dhe ushtarët do të “udhëzohen të rruhen siç dhe kur diktojnë rrethanat”.

Mendohet se drejtuesit e ushtrisë shpresojnë se politika e re do të ndihmojë në tërheqjen e rekrutëve të rinj.

Disa ushtri të huaja, si ato të Danimarkës, Gjermanisë dhe Belgjikës, u lejojnë trupave të rrisin mjekrën.

Trupat e besimeve të caktuara, si Sikhët, Myslimanët dhe Rastafarianët, tashmë u lejuan të rrisin mjekrën e plotë për sa kohë që nuk rrezikojnë efektivitetin e tyre operacional, shëndetin ose sigurinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco