'Llahtar' - Pasojat e luftës mbi fëmijët palestinezë i tmerrojnë mjekët

'Llahtar' - Pasojat e luftës mbi fëmijët palestinezë i tmerrojnë mjekët

12:10, 28/03/2024
A+ Aa A-

Një ekip ndërkombëtar mjekësh që vizituan një spital në Gazën qendrore u përgatit për më të keqen. Por ndikimi i tmerrshëm që lufta e Izraelit kundër Hamasit po shkakton te fëmijët palestinezë i la ata të shangur

Një foshnjë vdiq nga një dëmtim i trurit i shkaktuar nga një goditje izraelite që i këputi kafkën. Kushërira e tij, një foshnjë, ende po lufton për jetën me një pjesë të fytyrës së fryrë nga e njëjta goditje.

Një djalosh 10-vjeçar, pa afri me dy të tjerët, bërtiti me dhimbje për prindërit e tij, duke mos ditur se ata u vranë nga predhat. Pranë tij ishte motra, por ai nuk e njohu sepse djegiet ia mbulonin thuajse të gjithë trupin.

Këto viktima kaq dërrmuese u përshkruan për Associated Press nga znj. Tanya Haj-Hassan, një mjeke e kujdesit intensiv pediatrik nga Jordania, pas një turni prej 10-orësh brenda natës në Spitalin e Martirëve Al-Aksa në qytetin Deir al-Balah.

Znj. Haj-Hassan, i cili ka përvojë të gjerë në Gaza dhe flet rregullisht për efektet shkatërruese të luftës, ishte pjesë e një ekipi që së fundi përfundoi një qëndrim dyjavor atje.

Pas gati gjashtë muajsh lufte, sektori shëndetësor i Gazës është shkatërruar. Rreth një duzinë nga 36 spitalet e Gazës funksionojnë vetëm pjesërisht.

Pjesa tjetër ose janë mbyllur ose mezi po funksionojnë pasi u mbaruan karburantet dhe ilaçet, u rrethuan dhe u sulmuan nga trupat izraelite ose u dëmtuan në luftime.

Kjo e bën spitalet si Martirët Al-Aksa të kujdesen për një numër dërrmues pacientësh me furnizime dhe staf të kufizuar. Shumica e shtretërve të njësisë së kujdesit intensiv janë të zënë nga fëmijë, përfshirë foshnjat e mbështjella me fashë dhe të veshur me maska oksigjeni.

"Unë kaloj shumicën e kohës time këtu duke ringjallur fëmijët," tha Haj-Hassan pas një ndërrimi të fundit. "Çfarë ju thotë kjo për çdo spital tjetër në Rripin e Gazës?"

Mustafa Abu Qassim, një infermier nga Jordania, i cili ishte pjesë e ekipit vizitues, tha se ishte i tronditur nga mbipopullimi.

"Kur kërkojmë pacientë, nuk ka dhoma," tha ai. "Ata janë nëpër korridore mbi një shtrat,  dyshek ose në një batanije në dysheme."

"Është thjesht mjerim," tha ai.

Para luftës, spitali kishte një kapacitet prej rreth 160 shtretërish, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Tani ka rreth 800 pacientë, por shumë nga 120 anëtarët e personelit të spitalit nuk janë më në gjendje të vijnë në punë.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë të Gazës, bombardimet dhe ofensiva e Izraelit në Gaza kanë vrarë më shumë se 32,000 palestinezë dhe kanë plagosur afro 75,000 të tjerë në territorin e 2.3 milionë njerëzve.

Përafërsisht gjysma e 2.3 milionë banorëve të Gazës janë 17 vjeç ose më të vegjël, vlerëson agjencia e OKB-së për fëmijët.

Izraeli e konsideron Hamasin përgjegjës për vdekjet dhe plagosjet e jo-luftëtarëve, sepse militantët në Gaza veprojnë brenda zonave civile. Ai thotë se mbi një e treta e të vdekurve janë militantë të Hamasit, megjithëse nuk e ka mbështetur pretendimin me prova.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco