Izraeli dhe SHBA rinisin bisedimet për vizitën e nivelit të lartë

Izraeli dhe SHBA rinisin bisedimet për vizitën e nivelit të lartë

10:55, 28/03/2024
A+ Aa A-

Izraeli dhe SHBA-ja kanë rinisur bisedimet për një vizitë zyrtare të nivelit të lartë në Uashington për të diskutuar ofensivën e planifikuar në qytetin Rafah në Rripin jugor të Gazës.

Bisedimet u anuluan pasi kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu reagoi me zemërim ndaj vendimit të SHBA për të abstenuar në një votim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për një armëpushim, duke e lejuar atë të kalonte.

"Kështu që ne tani po punojmë me ta për të gjetur një datë të përshtatshme që padyshim do të funksionojë për të dyja palët," tha sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Karine Jean-Pierre.

Asnjë datë nuk është finalizuar ende. Një zyrtar amerikan tha se ministri i çështjeve strategjike Ron Dermer dhe këshilltari i sigurisë kombëtare Tzachi Hanegbi do të jenë pjesë e delegacionit që do të vijë në Uashington, raporton Associated Press.

Delegacioni në SHBA kishte për qëllim të diskutonte një pushtim tokësor të premtuar të qytetit jugor të Gazës, Rafah, i cili është i mbushur me civilë të zhvendosur. Izraeli deri më tani ka refuzuar apelet amerikane për të anuluar sulmin e planifikuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco