Sulm me thikë në një tren në Londër, pasagjeri në gjendje të rëndë

Sulm me thikë në një tren në Londër, pasagjeri në gjendje të rëndë

10:30, 28/03/2024
A+ Aa A-

Një video tronditëse që tregon një pasagjer që goditet disa herë me thikë nga një sulmues i panjohur në një tren në Londër të mërkurën pasdite ka nxitur zemërim kudo.

Pasagjeri u sulmua pak pas orës 16:00 me orën lokale, pasi treni sapo ishte larguar nga stacioni hekurudhor Shortlands, me destinacion Beckenham Junction.

Pamjet në mediat sociale tregojnë autorin me një maskë në fytyrë dhe një xhaketë me kapuç duke mbajtur një thikë të madhe në dorë dhe duke sulmuar një pasagjer tjetër.

Pasagjerë të tjerë dëgjohen duke thirrur policinë dhe duke e lutur sulmuesin që të ndalojë sulmin e tij. Sulmi ndodhi pranë njërës prej dyerve të daljes së trenit. Viktima është dërguar në spital dhe është në gjendje të rëndë.

Policia ka bërë thirrje që kushdo që ka informacion të tregojë, pasi autori është ende i lirë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco