Lajmi i fundit

LIVE/ Nis punimet Konventa Kombëtare e Partisë së Lirisë

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë?

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë?

09:12, 28/03/2024
A+ Aa A-

Izraeli njofton se është vrarë personi i dytë më i rëndësishëm i Hamasit

Image

Izraeli konfirmoi vrasjen e Marwan Issa, personit më të rëndësishëm i brigadave Qassam, krah ushtarak i Hamasit, i cili pretendohet të jetë shumë i rëndësishëm në radhët e Hamasit.

“Ne i kemi përfunduar të gjitha testet dhe mund të themi se është eliminuar”, është shprehur zëdhënësi ushtarak Daniel Hagari, ndërsa operacioni dhe sulmi i koordinuar ekzekutuan Issa-n teska ishte në një bunker në Nusseirat, në qendër të Gazës.

Ukrainë/ Civilë të vdekur e të lënduar nga sulmet ruse

Image

Forcat ruse kanë hedhur bomba e granata në qytetin lindor të Ukrainës, Harkiv, duke vrarë dhe plagosur civilë. Një person gjeti vdekjen nga sulmet dhe 16 të tjerë u plagosën, ndërsa ministria e Jashtme e Ukrainës i bëri thirrje SHBA për më shumë sisteme mbrojtëse.

Edhe më 27 mars u vranë 2 civilë. Sulmi në Harkiv ndodhi shumë pranë një ndërtesë banimi dhe Ukraina e cilësoi si një “një tjetër akt të terrorit të përgjakshëm kundër ukrainasve”.

SHBA paralajmëron Izraelin për sulmin në Rafah

Image

Zyrtarët e lartë amerikanë kanë paralajmëruar ministrin izraelit të mbrojtjes, Yoav Gallant që të mos vazhdojë më tej me planet për të pushtuar Rafah, zonën jugore të Gazës, ku strehohen shumë civilë palestinezë.

Ka nisur një valë tensionesh mes SHBA dhe Izraelit, pasi lufta tanimë po bëhet edhe më e ashpër, duke izoluar popullsinë palestineze nga ndihmat ushqimore dhe mjekësore. Të paktën 16 persona gjetën vdekjen të hënën nga një sulm ajror izraelit në Rafah dhe Izraeli duket se po i injoron paralajmërimet.

Tunizi/ Dënohen me vdekje 4 persona

Image

Një gjykatë në Tunizi ka dënuar me vdekje 4 individë, si dhe 2 të tjerë me burgim të përjetshëm, pas lidhjes së tyre me vrasjen e një politikani të majtë. Chokri Belaid, lideri i ndjerë i koalicionit Fronti Popullor, u ekzekutua me armë zjarri në makinën e tij, pranë shtëpisë, në shkurt të vitit 2013.

Vrasja e tij, e para në Tunizi pas dekadash, nxiti protesta të shumta dhe çoi në dorëheqjen e kryeministrit të atëhershëm tunizian. Belaid ka qenë një kritik i ashpër i partisë Ennahda, e cila ishte islamike dhe udhëhiqte Tunizinë asokohe. Belaid e akuzonte partinë se injoronte dhe neglizhonte dhunën ekstreme kundrejt laikëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco