36 orë në kanal të ujërave të zeza, për tu fshehur nga policia, përfundon në spital

36 orë në kanal të ujërave të zeza, për tu fshehur nga policia, përfundon në spital

21:55, 26/03/2024
A+ Aa A-

Një burrë australian i cili kaloi 36 orë në një kanal të ujërave të zeza ‘duke kërkuar telefonin’ – në fakt po fshihej nga policia pasi u përfshi në dy aksidente me makinë.

Një burrë nga Brisbane, Australi, i cili u shpëtua nga zjarrfikësit kishte qenë në dy incidente të rrezikshme me makinë, thotë policia, përcjell Telegrafi.

Siç raportohet, 38-vjeçari u nxor nga kanali i ujërave të hënën dhe raportohet se ishte lidhur me dy aksidente të dielën në mëngjes, njëri me një automjet policie.

Ai fillimisht u kishte thënë shërbimeve të urgjencës se kishte hyrë në nëntokë për të marrë telefonin e tij.

Policia e Queensland tha se një makinë që po ndiqnin në Kangaroo Point ishte kthyer mbrapsht dhe u përplas me makinën e policisë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme dhe duke plagosur oficerët e policisë.

Më pas thuhet se makina u largua nga zona përpara se të përfshihej në një aksident të dytë, ku shoferi u largua në këmbë.

Dhe një operacion shpëtimi i kanalizimeve u thirr pasi zjarrfikësit iu përgjigjën thirrjeve të një burri ‘të ngecur nën tokë’.

Situata u zgjidh brenda pak minutash, ndërsa zjarrfikësit thjesht hoqën kapakun e kanalit.

Si pasojë e qëndrimit aty, burri u trajtua për hipotermi dhe lëndime të lehta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco