Përplasja e anijes në urën e famshme në Baltimore, gjashtë persona konsiderohen të zhdukur

Përplasja e anijes në urën e famshme në Baltimore, gjashtë persona konsiderohen të zhdukur

15:40, 26/03/2024
A+ Aa A-

Sekretari i Transportit në Maryland, Paul Wiedfelt, ka deklaruar se ekipet e shpëtimit janë akoma në kërkim të gjashtë personave që kanë përfunduar në ujë.

Më herët tetë persona konsideroheshin të zhdukur, dhe një ishte në gjendje të rëndë në spital, por dy prej tyre tashmë janë shpëtuar.

Wiedfeld tha se personat e zhdukur mund të ishin pjesë e ekipit të punonjësve që po kryenin disa riparime në urë. Ai shtoi nuk beson se ka persona tjetër në ujë përpos këtyre punonjësve.

Në anën tjetër zyrtarët lokalë konfirmuan se anija që u përplas në urë, kishte kërkuar ndihëm dhe kishte humbur energjinë elektrike.

Guvernatori i Marylandit, Wes Moore, është pyetur nëse ura ka mundur të mbyllet pasi ishte kërkuar ndihmë nga ekuipazhi i anijes, por nuk është se dha ndonjë përgjigje direkte. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco