Finlanda dhe Suedia thonë se nevojiten më shumë sanksione nga BE kundër Rusisë

Finlanda dhe Suedia thonë se nevojiten më shumë sanksione nga BE kundër Rusisë

13:31, 26/03/2024
A+ Aa A-

Helsinki - Finlanda dhe Suedia mendojnë se BE-ja duhet të shtojë sanksionet kundër Rusisë pas vdekjes në burg të liderit të opozitës ruse Alexei Navalny, tha të martën Ministri i Jashtëm suedez Tobias Billstrom.

“Fakti që ne mund ta kuptojmë se vdekja e Alexei Navalny është e lidhur qartë me lidershipin në Rusi, e bën të nevojshme të kujdesemi që të mund të shtojmë sanksione që vënë në shënjestër veçanërisht ata që janë përgjegjës për vdekjen e tij”, tha ai në një konferencë të përbashkët shtypi me homologen e tij finlandeze Elina Valtonen.

"Ne gjithashtu besojmë sigurisht se sanksionet në tërësi, paketa e sanksioneve, duhet të zgjerohen sepse ne shohim se sanksionet po sjellin ndryshim kur bëhet fjalë për goditjen e aftësisë së Rusisë për të zhvilluar luftën e saj të paligjshme kundër Ukrainës," tha ai.

Ai tha se dy vendet nordike gjithashtu dëshironin të shihnin një regjim sanksionesh kundër Bjellorusisë lidhur me mbështetjen që po i jepte Rusisë në luftë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco