Shteti Islamik ‘po rekruton nga Taxhikistani dhe vende të tjera të Azisë Qendrore’

Shteti Islamik ‘po rekruton nga Taxhikistani dhe vende të tjera të Azisë Qendrore’

08:57, 25/03/2024
A+ Aa A-

Raporti i OKB-së zbulon se grupi islamik që mori përsipër sulmin në Moskë ka rekrutuar militantë nga grupe të tjera terroriste.

Shteti Islamik nisi një përpjekje të madhe rekrutimi vitin e kaluar që synonte militantët nga Taxhikistani dhe vende të tjera të Azisë Qendrore dhe në mënyrë specifike, anëtarët me përvojë të grupeve ekzistuese me një histori të gjatë sulmesh terroriste, thanë shërbimet sekrete të perëndimit dhe vendeve të tjera

Tre nga katër burrat e arrestuar nga forcat ruse të sigurisë për sulmin në një sallë koncertesh në Moskë të premten mbrëma mendohet se janë shtetas taxhikë ose me origjinë nga Taxhikistani. Videoklipet e marrjes në pyetje të katër sulmuesve të supozuar të arrestuar nga forcat ruse të sigurisë treguan të paktën një që fliste në gjuhën taxhike.

ISIS ka marrë përgjegjësinë për sulmin në Moskë, i cili vrau 137, duke postuar dy deklarata që e përshkruan operacionin e tij si "një goditje të fuqishme kundër Rusisë" dhe duke u mburrur vazhdimisht për vrasjen e të krishterëve.

Grupi postoi gjithashtu pamje të marra me sa duket nga sulmuesit ndërsa hapën zjarr ndaj pjesëmarrësve të koncertit.

Megjithatë, Moska ka kërkuar të fajësojë Ukrainën për sulmin – një pretendim që Kievi e mohon fuqishëm.

Inteligjenca që ndau një raport të fundit të Kombeve të Bashkuara mbi aktivitetet e ISIS zbuloi se gjatë 12 muajve të fundit, dega vendore e grupit në Afganistan kishte arritur të rekrutonte militantë kryesorë nga Jamaat Ansarullah - një grup islamik ekstremist veteran i Taxhikistanit si dhe të tjerë në Azinë qendrore.

Provinca Khorasan e Shtetit Islamik (ISKP), e cila përdor një emër të përdorur nga disa sundimtarë islamikë për të përshkruar Afganistanin dhe rajonin përreth, gjithashtu krijoi një kanal Telegram dhe përdori shumë platforma të tjera të mediave sociale për të transmetuar propagandë që iu drejtohet taxhikëve dhe të tjerëve në rajon./ar.sh/SYRI.NET

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco