Lajmi i fundit

LIVE/ Nis punimet Konventa Kombëtare e Partisë së Lirisë

Putin u përpoq ta lidhë Ukrainën me sulmin e ISIS-it në Moskë, reagon Zelensky

Putin u përpoq ta lidhë Ukrainën me sulmin e ISIS-it në Moskë, reagon Zelensky

18:05, 24/03/2024
A+ Aa A-

Volodymyr Zelensky ka thënë se është mirënjohës për të gjithë ata që reaguan shpejt kundër propagandës së Vladimir Putinit, i cili u përpoq që ta fajësojë Ukrainën për sulmin në sallën e koncerteve në Moskë.

Presidenti ukrainas falënderoi të gjithë komunitetin ndërkombëtar që nuk ranë në grackën e shtetit rus “që u mundua të mashtrojë botën përmes propagandës dhe shantazhit”.

Putin gjatë ditës së djeshme ka deklaruar pa dhënë prova, se të dyshuarve për të shtënat në sallën e koncerteve “Crocus City Hall” iu ofrua një “dritare” për të kaluar kufirin në Ukrainë.

“Rusia duhet ta humbasë luftën në Ukrainë, sepse është mënyra e vetme për të mbrojtur me siguri jetët njerëzore”, vazhdoi Zelensky.

Ai akuzoi Rusinë se ka sjellë “vdekje, dhimbje dhe terror në vend të ligjit ndërkombëtar”.

“Ukrainasit po mbrojnë me guxim atdheun e tyre dhe do të vazhdojnë ta bëjnë këtë”, pohoi udhëheqësi ukrainas.

Ndryshe, përgjegjësinë për vrasjen e të paktën 137 personave dhe qindra të lënduarve e ka marrë organizata terroriste ISIS.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco