SHBA ultimatum TikTok: Ke 5 muaj kohë për t'u ndarë nga Kina, ose mbyllesh

SHBA ultimatum TikTok: Ke 5 muaj kohë për t'u ndarë nga Kina, ose mbyllesh

17:27, 13/03/2024
A+ Aa A-

Dhoma e Përfaqësuesve të SHBA ka miratuar me shumicë votash ligjin që i hap rrugën ndalimit të mundshëm të përdorimit të rrjetit social TikTok në Shtetet e Bashkuara.

Me votimin e sotëm kompanisë kineze ‘ByteDance’ i është caktuar një afat pesë mujor, që të përgatisë shitjen e platformës, ose në të kundërt përdorimi i TikTok do të ndalohet në gjithë territorin amerikan.

Projektligjit të miratuar sot do t’i duhet të kalojë në Senat, ku disa senatorë janë treguar të gatshëm për ta kaluar me shpejtësi.

Janë afërsisht 170 milionë përdorues amerikanë që kanë një llogari aktive në TikTok, duke përfshirë edhe Presidentin Joe Biden. Ligjvënësit në SHBA i druhen faktit se të dhënat e përdoruesve amerikanë të aplikacionit do të përdoren nga qeveria kineze.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco