Putin kujton se si Trump e pyeti për 'Joe të përgjumurin'

Putin kujton se si Trump e pyeti për 'Joe të përgjumurin'

14:32, 13/03/2024
A+ Aa A-

Presidenti rus Vladimir Putin e ka përshkruar garën për zgjedhjet presidenciale në SHBA si "gjithnjë e më të pacivilizuar", por ka theksuar se do të ishte e papërshtatshme që Moska të ndërhynte në punët e brendshme amerikane.

Rusia nuk ndërhyn në zgjedhjet e huaja dhe do të punojë me çdo president të zgjedhur të SHBA-së, tha Putin në një intervistë me gazetarin Dmitry Kiselyov.

"Por ajo që është kurioze është se në vitin e fundit të punës së tij si president, zoti Trump, kandidati i sotëm për president, më qortoi për simpatinë time për Biden-in. Ja ç'më tha ai në një nga bisedat: 'Ti do që Joe i përgjumuri të fitojë?'", citoi Putin të ketë thënë atëherë presidenti Trump diku në vitin 2020.

"Dhe më pas, për habinë time, ai [Trump] u persekutua sepse ne gjoja e mbështetëm atë si kandidat. Është absurditet i plotë", shtoi lideri rus.

Kur u pyet muajin e kaluar nëse presidenti aktual Joe Biden ose sfiduesi republikan Trump do të ishin më mirë për Rusinë në zgjedhjet e 2024, Putin u përgjigj pa mëdyshje: "Biden. Ai është më me përvojë dhe i parashikueshëm, ai është një politikan i llojit të vjetër."

Putin refuzoi të komentonte më tej fushatën presidenciale aktuale në SHBA, por e përshkroi atmosferën si "gjithnjë e më të pacivilizuar".

"Është e qartë për të gjithë se sistemi politik amerikan nuk mund të pretendojë se është demokratik në asnjë kuptim të fjalës," tha ai./ rt-syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco