Paris 2024: Zbulohen posterat zyrtare të Lojërave Olimpike krijuar nga Ugo Gattoni

Paris 2024: Zbulohen posterat zyrtare të Lojërave Olimpike krijuar nga Ugo Gattoni

11:26, 05/03/2024
A+ Aa A-

Posterët e vitit 2024 duken të shkëlqyer - një kompozim i pasur i zhytur në mikroelemente plot ngjyra që ngjajnë me serinë e librave puzzle britanikë për fëmijë "Where's Wally”/

Posterat për Lojërat Olimpike dhe Paraolimpike Paris 2024 janë shpallur në Musée d'Orsay në Paris.

“Është një moment i ri, kyç në historinë e Parisit 2024”, tha presidenti i Paris 2024, Tony Estanguet në këtë ngjarje. "Ne jemi përpjekur të jemi ndryshe dhe të imagjinojmë postera që duken si ne, postera që shkojnë përtej një logoje të thjeshtë."

Fatmirësisht, posterët duken të mrekullueshëm –  një kompozim i pasur i zhytur në mikroelemente plot ngjyra që ngjajnë me serinë e librave puzzle britanikë për fëmijë "Where's Wally”/në të cilën shikuesit mund të zbulojnë detaje të reja me çdo shikim.

Paris 2024 punësoi ilustruesin francez Ugo Gattoni, i njohur për stilin e tij të gjallë, për të projektuar posterat. Ai shpenzoi 2,000 orë punë për të krijuar dy postera që do të përfaqësojnë Lojërat Olimpike dhe Paraolimpike Paris 2024.

Ato paraqesin një lloj utopie fantastike Art Deco të Parisit, në të cilën monumentet e njohura (Kulla Eifel, Sena, Harku i Triumfit...) dhe simbolet janë të pranishme brenda një peizazhi të gëzuar dhe plot ngjyra.

"Ugo është i njohur për universin e tij plot ngjyra dhe argëtues," shtoi Estanguet. "Ne kishim nevojë për atë univers. Ishte e rëndësishme që këta postera të mund të jetonin vetë, veçmas - një poster olimpik dhe një paraolimpik - por gjithashtu që ata të mund të jetonin së bashku."

Në të vërtetë, në frymën e barazisë, Paris 2024 zgjodhi të mos bënte një dallim midis Olimpiadës dhe Paraolimpikës në hartimin e posterave zyrtarë. Ato paraqiten si diptik –  të pavarur por edhe të grupuar së bashku.

“Është një mundësi e jashtëzakonshme që puna ime t'i tregohet botës, është e mrekullueshme,” tha Gattoni. “Është shumë e rëndësishme për mua që një vepër arti të ketë një jetë në kohën e vet, kështu që është absolutisht fantastike që ky vizatim të mund të shfaqet në një muze krahas pikturave që janë qindra vjet të vjetra.”/ar.sh/SYRI.NET

Image

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco