Vriten tre njerëz nga sulmet e reja ruse në Ukrainë

Vriten tre njerëz nga sulmet e reja ruse në Ukrainë

10:29, 23/02/2024
A+ Aa A-

Rusia ka kryer sulme të reja me dronë në rajonet e Ukrainës mëngjesin e së premtes, duke i vrarë së paku tre njerëz dhe duke i plagosur tetë të tjera, njoftuan zyrtarët ushtarakë dhe rajonalë të Ukrainës.

Mbrojtja ajrore e Ukrainës i rrëzoi 23 nga 31 dronët me të cilët Rusia i sulmoi rajonet Odesa, Mikolai, Poltava, Dnipropetrovsk dhe Harkiv, tha ushtria ukrainase.

Në Odesa, tre njerëz u vranë nga copëzat e një droni rus që kishin rënë mbi një ndërtesë në zonën bregdetare, tha ushtria.

Në Dnipro, një dron e goditi një ndërtesë të lartë, dhe si pasojë u lënduan tetë njerëz, tha guvernatori i rajonit Dnipropetrovsk, Serhiy Lysak, në Telegram.

Më 21 shkurt, tre civilë u vranë nga granatimet ruse në lindje të Ukrainës.

Të shtunën më 24 shkurt bëhen dy vjet prej se Rusia e nisi pushtimin e paprovokuar dhe të jashtëligjshëm të Ukrainës.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i ka bërë thirrje Kongresit amerikan ta kalojë një pako prej 60 miliardë dollarësh ndihmë për vendin e tij, për t’u mbrojtur kundër forcave pushtuese të Rusisë, duke thënë se kjo është alternativë më e lirë sesa pasojat e një fitoreje ruse.

Në një intervistë për televizionin konservator Fox News më 22 shkurt, Zelensky paralajmëroi se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, do të futet edhe më thellë në Evropën Lindore nëse e zapton Ukrainën.

“Nëse ata [Kongres] duan të jenë shumë pragmatikë, çmimi që ne po e kërkojmë tani... është më i vogël sesa ai që do të jetë në të ardhmen nëse [Rusia] do të futet në vendet e NATO-s”, tha Zelensky.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco