Beteja për Avdiivkën po i kushton shtrenjtë Kremlinit, morgje dhe shkolla të braktisura me plot kufoma të ushtarëve të vrarë rusë

Beteja për Avdiivkën po i kushton shtrenjtë Kremlinit, morgje dhe shkolla të braktisura me plot kufoma të ushtarëve të vrarë rusë

12:53, 18/02/2024
A+ Aa A-

Moska është duke pësuar humbje të mëdha sa i përket numrit të vrarë të ushtarëve, gjatë tentimit të pushtimit të tërë rajonit të Donetskut në Ukrainë.

Madje morgjet janë mbushur me kufomat e ushtarëve të vrarë të cilët janë vendosur edhe nëpër shkolla të improvizuara si morgje, transmeton Telegrafi.

 “Për shkak të humbjeve të mëdha në Avdiivka, rusët po i vendosin kufomat e ushtarëve të vrarë nëpër shkollat e braktisura”, thuhet në kumtesën e ushtrisë ukrainase.

“Morgjet në Donetskun e okupuar janë mbushur me ushtarë që Putini po i përdor si mish për top në Avdiivka”, u tha ndër tjera.

Sipas mediave të pavarura ruse, ushtria e Putinit po përdor edhe morgje mobile në afërsi të Avdiivkas.

E nga shtabi i përgjithshëm i ushtrisë ukrainase, Rusia që nga fillimi luftës ka pësuar humbje të mëdha – mbi 400 mijë ushtarë rusë të vrarë.

Sipas zyrtarëve të Mbrojtjes në SHBA, Rusia ka humbur në luftën e Ukrainës deri në 315 mijë ushtarë, mbi 20 luftanije, një kosto e dëmeve materiale që shkon në mbi 211 miliardë dollarë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco