Navalny mund të mos jetë i fundit/ Cilët kritikë të Putinit kanë vdekur në rrethana të dyshimta

Navalny mund të mos jetë i fundit/ Cilët kritikë të Putinit kanë vdekur në rrethana të dyshimta

16:31, 17/02/2024
A+ Aa A-

 

Kur lideri i opozitës ruse, Alexei Navalny u kthye në Rusi në vitin 2021, kishte shumë që kishin frikë se ai do të përballej me një fund të parakohshëm. Kjo u bë realitet të premten me vdekjen e tij në një qeli brutale të Rrethit Arktik, ku ishte burgosur për disa dënime.

Ai ishte opozitari kryesor dhe kritiku më i madh i presidentit rus, Vladimir Putin, shkruan CNN.

Si avokat, politikan dhe aktivist kundër korrupsionit për vite me radhë kishte orkestruar protesta masive në rrugë ndërsa partinë ‘Rusia e Bashkuar’ të Putinit e ka cilësuar gjithmonë si ‘partia e hajdutëve dhe kriminelëve’.

Pavarësisht se ishte në burg, ai kritikoi presidentin për pushtimin rus të Ukrainës dhe përkrahu demonstratat kundër luftës, transmeton Telegrafi.

Kremlini ka thënë se po heton vdekjen e kritikut, rrethanat e së cilës nuk ishin menjëherë të qarta.

Ajo që dihet është se Navalny i është bashkuar listës në dukje gjithnjë në rritje të rusëve të profilit të lartë që kanë vdekur në rrethana misterioze.

Nga përplasjet e aeroplanëve, rrëzimet aksidentale nga dritaret tek varjet, helmimet dhe problemet shëndetësore, fatet e disa prej atyre që guxuan të sfidojnë Kremlinin janë të panumërta.

Image

Yevgeny Prigozhin-rrëzimi i aeroplanit, viti 2023

Image

Boris Nemtsov-vritet në vitin 2015

Image

Boris Berezovsky-gjendet i vdekur në banjo në vitin 2013

Image

Alexander Perepilichnyy-vdes papritmas në vitin 2012

Image

Sergei Magnitsky-vdes në rrethana të dyshimta në vitin 2008

Image

Alexander Litvinenko-vdes pas helmimit në vitin 2006

Image

Anna Politkovskaya-vritet në burg në vitin 2014

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco