Zelenskyi në Mynih: Putin duhet të privohet nga çdo mundësi për të manipuluar botën!

Zelenskyi në Mynih: Putin duhet të privohet nga çdo mundësi për të manipuluar botën!

15:51, 17/02/2024
A+ Aa A-

Presidenti ukrainas Volodimir Zelenskyi iu bëri të shtunën thirrje kombeve të botës të bashkojnë përpjekjet e tyre kundër Rusisë për të rikthyer rendin botëror të bazuar mbi rregullat dhe për ta bërë sigurinë sërish një realitet. 

Duke folur në Konferencën e Sigurisë së Mynihut, Zelenskyi tha se lufta ruse në Ukrainë përbënte një kërcënim për të gjithë botën. "Putin duhet të privohet nga çdo mundësi për të manipuluar botën. Dhe mos pyesni Ukrainën se kur do të përfundojë lufta. Pyesni veten se përse Putin ka ende mundësi ta vijojë atë" tha ai.

Ndër të tjera Zelenski vlerësoi veprimet e Europës në adresimin e sulmit më të madh ndaj një kombi europian që nga lufta e dytë btëorore. "Përgjgija e BE-së ndaj pushtimit rus gjithashtu tregoi se Europa ashtu si SHBA mund të jetë një forcë që parandalon kaosin" tha presidenti ukrainas.
 
Zelensky gjithashu bëri të ditur se kishte ftuar ish –presidentin amerikan Donald Trump të shkonte në Ukrainë, pasi sipas tij, politikëbërësit duhet të shohin se si është lufta në të vërtetë. 

"Nëse zoti Tramp vjen, jam gati të  shkoj me të në linjën e frontit. Mendoj se nëse jemi në dialog se si t’i japim fund luftës, duhet t’u tregojmë njerëzve se kush janë vendimarrësit dhe çfarë do të thotë luftë e vertetë dhe jo në instagram" tha ai.
 
E ardhmja afatgjatë e miliarda dollarëve ndihmash perëndimore për Ukrainën ndërkohë është në pikëpyetje, pasi një paktetë prej 60 miliardë dollarësh ende nuk është lëvruar nga Uashingtoni për shkak të mosmarrëveshjeve në kongres.

Ndërkohë që një kthim i mundshëm i Trumpit në Shtëpinë e Bardhë vë ende më shumë në dyshim  perspektivën e ndihmës amerikane për Ukrainën. Trumpi është kundër mbështetjes ushtarake të presidentit Joe Biden për atë vend. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco