Lajmi i fundit

ODEON/ "Baladë dritash për Zobrën", Viola Isufaj për enigmën e nje verbi të pazakontë

Gruaja e të helmuarit Litvinenko: Sa e vështirë të shihja bashkëshorten e Navalnit të vuante si unë

Gruaja e të helmuarit Litvinenko: Sa e vështirë të shihja bashkëshorten e Navalnit të vuante si unë

13:03, 17/02/2024
A+ Aa A-

Gruaja e ish-agjentit të helmuar rus, Alexander Litvinenko, i ka thënë BBC-së për paralelet e vështira mes vrasjes së bashkëshortit të saj 18 vjet më parë dhe vdekjes së Alexei Navalny.

Duke folur në BBC, Marina Litvinenko tha se duke parë Yulia Navalny të fliste për vdekjen e burrit të saj në skenën botërore, në Konferencën e Sigurisë së Mynihut dje, "ishte e rëndë për t'u parë".

"Ishte shumë e vështirë ta shihja Yulia-n dje dhe ndjeva pikërisht atë që ndjeva gati 18 vjet më parë. Nuk mendoja se dikush do të kalonte të njëjtën gjë që pësova unë, të humbësh bashkëshortin tënd para gjithë botës."

Alexander Litvinenko, një ish-agjent rus që u bë shtetas britanik, u helmua për vdekje me polonium radioaktiv-210 në Londër në vitin 2006.

Në vitin 2021, Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut vendosi se Rusia ishte përgjegjëse për vrasjen e tij, diçka që Rusia nuk e ka pranuar asnjëherë.

Znj. Litvinenko shtoi se ajo beson se "regjimit të Putinit" do t'i vijë fundi "shumë më shpejt se sa pritej".

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco