Ushtria izraelite bastis spitalin në Khan Younis: E kanë përdorur për të fshehur pengjet tanë!

Ushtria izraelite bastis spitalin në Khan Younis: E kanë përdorur për të fshehur pengjet tanë!

12:06, 15/02/2024
A+ Aa A-

Trupat izraelite hynë në spitalin kryesor në Gazën jugore të enjten në atë që ushtria tha se ishte një operacion i kufizuar që kërkonte eshtrat e pengjeve të marra nga Hamasi.

Një pacient vdiq dhe shtatë u plagosën kur spitali Nasser në qytetin jugor të Khan Younis u sulmua të mërkurën, sipas Dr Khaled Alserr, një nga kirurgët e mbetur në spital, sipas Eurones.  Izraeli ka akuzuar prej kohësh Hamasin për përdorimin e spitaleve dhe strukturave të tjera civile për të mbrojtur luftëtarët e tij.

Ndërkohë, gazeta "Times of Israel" raporton:

"Ushtria izraelite bastis spitalin në Khan Younis, thotë se aty mbaheshin pengje"

Zëdhënësi i ushtrizë izraelite, Daniel Hagari tha se ushtria ka "informacion të besueshëm" se Hamasi mbante pengje në spitalin Nasser në qytetin Khan Younis në jug të Gazës dhe mund të ketë trupa pengjesh të fshehur aktualisht atje. Ushtria po kryen një operacion "preçiz dhe të kufizuar" brenda spitalit, thotë ai.

“Që nga masakra e Hamasit të 7 tetorit, Forca Mbrojtëse e Izraelit ka vepruar për të përmbushur misionin e saj për të çmontuar Hamasin dhe për të kthyer pengjet tanë në shtëpi”, thotë Hagari në një deklaratë video në gjuhën angleze.

“Mjerisht, ne e dimë se disa pengje nuk janë më gjallë. Ne jemi të përkushtuar për gjetjen dhe kthimin e trupave të tyre”, tha ai.

Ushtria izraelite ka konfirmuar vdekjen e 31 pengjeve të mbajtura nga grupi terrorist, përfshirë trupat e dy ushtarëve të mbajtur që nga viti 2014.

“Ne kryejmë operacione të sakta shpëtimi – siç kemi bërë në të kaluarën – ku inteligjenca jonë tregon se janë mbajtur trupat e pengjeve thotë Hagari.

Ai thotë se ushtria ka "inteligjencë të besueshme nga një numër burimesh, duke përfshirë pengjet e liruara, që tregojnë se Hamasi mbante pengje në spitalin Nasser në Khan Younis dhe se mund të ketë trupa të pengjeve tona në objektin e spitalit Nasser".

"Siç u vërtetua me spitalin Shifa, spitalin Rantisi, spitalin Al Amal dhe shumë spitale të tjera në të gjithë Gazën, Hamasi i përdor sistematikisht spitalet si qendra terroriste," thotë Hagari.

Ai thotë se sipas vlerësimeve të inteligjencës së ushtrisë, mbi 85% e “objekteve të mëdha mjekësore” në Gaza janë përdorur nga Hamasi për aktivitete terroriste.

“Për shkak se terroristët e Hamasit ka të ngjarë të fshihen pas civilëve të plagosur brenda spitalit Nasser tani dhe duket se kanë përdorur spitalin për të fshehur pengjet tanë edhe atje, IDF po kryen një operacion të saktë dhe të kufizuar brenda spitalit Nasser,” thotë ai.

“Ky operacion i ndjeshëm u përgatit me saktësi dhe po kryhet nga forcat speciale të IDF, të cilat iu nënshtruan trajnimeve të specifikuara”, thotë Hagari.

“Një objektiv kryesor siç përcaktohet nga misioni ynë ushtarak është të sigurojmë që spitali Nasser të vazhdojë funksionin e tij të rëndësishëm të trajtimit të pacientëve të Gazës. Ne e komunikuam këtë në një sërë bisedash që patëm me stafin e spitalit gjatë ditëve të fundit. Theksuam se nuk ka asnjë detyrim që pacientët apo stafi të evakuojnë spitalin. Megjithatë, ne u kemi bërë thirrje banorëve të tjerë të Gazës, në arabisht, në telefon dhe me altoparlantë, që të largohen nga rreziku që i vë Hamasi – nëpërmjet një korridori humanitar që hapëm për këtë qëllim. Me qëllim të mbrojtjes së civilëve të papërfshirë në Gaza,” thotë ai.

Hagari tha se ushtria lehtësoi gjithashtu transferimin e furnizimeve mjekësore, rezervuarëve të oksigjenit dhe karburantit për energji elektrike në spital në ditët e fundit, "për të siguruar që funksionet e tij thelbësore të vazhdojnë pandërprerë".

“Ne kemi mjekë dhe oficerë të ushtrisë që flasin arabisht në terren për të komunikuar me stafin dhe pacientët brenda Spitalit Nasser. Mesazhi ynë për ta është i qartë: Ne nuk kërkojmë dëm për civilët e pafajshëm. Ne kërkojmë të gjejmë pengjet tona dhe t'i kthejmë në shtëpi. Ne kërkojmë t'i gjuajmë terroristët e Hamasit kudo që mund të fshihen,” shton ai.

Forca e Mbrojtjes së Izraelit në një deklaratë të veçantë tha se deri më tani ka ndaluar disa të dyshuar në spitalin Nasser në Khan Younis. Ajo gjithashtu shtoi se trupat po kërkojnë terroristët e Hamasit në spital, duke përfshirë ata që morën pjesë në sulmin e 7 tetorit."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco