Putini ‘voton’ për Biden/ Trump: Ky është një kompliment i madh për mua

Putini ‘voton’ për Biden/ Trump: Ky është një kompliment i madh për mua

12:00, 15/02/2024
A+ Aa A-

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump reagoi pasi presidenti rus, Vladimir Putin tha se ai preferon presidentin Joe Biden përpara Donald Trump.

Putin tha se preferon Biden sepse ka më shumë eksperiencë dhe është më i parashikueshëm.

Gjatë një tubimi elektoral, Trump tha se ky është një kompliment i madh për të.

“Presidenti Putin i Rusisë sapo më bëri një kompliment të madh në fakt,” tha Trump.

“Ai tha se do preferonte të kishte Joe Biden si president sesa Trump. Ky është një kompliment. Shumë njerëz thanë se kjo është një gjë e keqe. Jo, jo, kjo është gjë e mirë. Dhe sigurisht ai do ta thoshte këtë”.

Trump tha se është i sigurt se Putin do preferonte fitoren e Biden sepse ai vetë i frenoi interesat ruse kur ishte president, veçanërisht në ndërtimin e gazsjellësit të diskutueshëm gjermano-rus Nord Stream, që do e kishte vendosur Europën nën varësinë e Moskës.

“Ai nuk dëshiron të më ketë mua. Ai do Biden sepse ai i jep gjithçka që dëshiron, duke përfshirë Ukrainën. I vetmi president nga pesë të fundit, që nuk i ka dhënë asgjë Rusisë, është një president i njohur si Donald J. Trump,” tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco