Të paktën 8 fëmijë u qëlluan në paradën e Super Bowl, e vrarë nëna e dy fëmijëve

Të paktën 8 fëmijë u qëlluan në paradën e Super Bowl, e vrarë nëna e dy fëmijëve

11:11, 15/02/2024
A+ Aa A-

SHBA - Rreth 22 persona u qëlluan me armë zjarri dhe një grua, nënë e dy fëmijëve, u vra në Kansas të mërkurën.

Një person ka vdekur dhe 22 persona janë plagosur në një të shtëna në fund të një parade për të festuar fitoren e Super Bowl të “Kansas City Chiefs” thanë autoritetet.

Tifozët  e tmerruar vrapuan për t'u mbrojtur në Misuri të mërkurën, ndërsa një tjetër ngjarje publike e profilit të lartë u dëmtua nga dhuna me armë.

Një nga ato viktima - një nënë e dy fëmijëve e identifikuar nga stacioni i saj radiofonik si DJ - u vra.

Tetë fëmijë ishin në mesin e 22 personave të goditur me armë zjarri – e të gjithë pritet të shërohen.

Shefja e policisë së qytetit të Kansasit, Stacey Graves tha se tre persona ishin arrestuar pas të shtënave.

Pamjet e mediave sociale tregojnë dy persona që ndjekin dhe godasin një person, duke e mbajtur atë derisa të mbërrijnë dy oficerë policie.

“Jam i zemëruar me atë që ndodhi sot. Njerëzit që erdhën në këtë festë duhet të presin një mjedis të sigurt,” tha Graves.

Policia nuk ka dhënë menjëherë detaje për personat e arrestuar apo për motivet e mundshme të të shtënave.

Graves tha se armët e zjarrit ishin gjetur, por jo çfarë lloji.

“E gjithë kjo është duke u hetuar në mënyrë aktive,” tha ajo.

Përdoruesit e mediave sociale postuan video tronditëse të policisë duke vrapuar nëpër një skenë të mbushur me njerëz, ndërsa njerëzit nxituan të mbuloheshin dhe iknin. Një video tregoi dikë që me sa duket i bënte masazh gjoksit të një viktimë të qëlluar, ndërsa një person tjetër, në dukje duke u shtrënguar nga dhimbja, shtrihej në tokë aty pranë. Njerëzit bërtisnin në sfond.

Stacioni radiofonik KKFI tha në një postim në Facebook të mërkurën në mbrëmje se Lisa Lopez-Galvan, drejtuese e "Taste of Tejano", u vra në të shtënat. 

“Ky akt i pakuptimtë ka marrë një person të bukur nga familja e saj dhe nga ky komunitet i KC-së”, tha KKFI në një deklaratë. Lisa Lopez-Galvan ka lënë pas bashkëshortin dhe dy fëmijët e tyre.

Ky është festimi i fundit sportiv në SHBA që përfundoi me dhunë me armë, pas të shtënave që plagosën disa njerëz vitin e kaluar në qendër të qytetit të Denverit pas kampionatit të NBA të Nuggets.

Të shtëna me armë zjarri goditën gjithashtu paradën e kampionatit të Serisë Botërore të Teksas Rangers.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco