Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

09:06, 15/02/2024
A+ Aa A-

Të shtëna me armë gjatë paradës në Kansas City pas Super Bowl

Image

ADVERTISING

Disa persona janë plagosur gjatë paradës që u zhvillua në Kansas City, pas fitores së kupës së Super Bowl. Të shtënat u kryen afër vendit ku mijëra njerëz ishin mbledhur për të festuar fitoren.

Numri i personave të plagosur ende nuk dihet, ndërsa një zyrtar nga departamenti i zjarrfikëses tha se ishin qëlluar 8 deri në 10 persona. Deri më tani, janë arrestuar dy persona të armatosur.

Koreja e Veriut vijon të kryejë testime për raketat

Image

Koreja e Veriut vazhdon të testojë raketat që disponon. Këtë herë ka lëshuar disa raketa lundruese në det, duke shënuar kështu testimin e pestë të armëve, që nga janari. Testimet kanë rritur tensionet në rajon, duke aktivizuar edhe përgatitjen e Koresë së Jugut për një sulm të mundshëm.

Kjo e fundit, së bashku me SHBA, po vlerësojnë lëshimet e raketave, sidomos pas deklaratave të liderit koreano-veriore, Kim Jong Un, i cili është shprehur se do të heqë dorë nga synimi për t’u pajtuar me Korenë e Jugut dhe ka kërcënuar se do ta asgjësojë këtë shtet, nëse provokon Korenë e Veriut.

Izraeli kryen sulme në Liban

Image

Izraeli ka kryer një valë të gjerë sulmesh ajrore në Liban, pasi raketat e Hezbollahut sulmuan një bazë ushtarake izraelite dhe vranë një ushtar. Nga sulmet në Liban gjetën vdekjen 4 persona, 1 grua dhe 2 fëmijë në Souaneh dhe 1 burrë që u cilësua si një prej luftëtarëve të Hezbollahut.

Luftëtarët e Hezbollahut kanë shkëmbyer sulme me forcat izraelite pothuajse çdo ditë përgjatë kufirit që nga fillimi i luftës midis Izraelit dhe grupit palestinez Hamas në Rripin e Gazës më 7 tetor.

Erdogan shprehet se është i gatshëm të bashkëpunojë me Egjiptin për të rimëkëmbur Gazën

Image

Presidenti i Turqisë, Recep Tayip Erdogan, në një takim me homologun e tij në Egjipt, u shpreh se është i gatshëm të bashkëpunojë me Egjiptin për të rimëkëmbur Gazën. Komentet e tij vijnë pas vizitës së parë në këtë vend, që prej vitit 2012.

Të dy presidentët folën në një konferencë në Kajro, pasi ishin mbledhur së bashku me zyrtarë të SHBA, Izraelit e Egjiptit për të diskutuar një armëpushim të mundshëm në Gaza.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco