Erdogan: Nëse Izraeli dëshiron paqe, duhet të njohë Palestinën

Erdogan: Nëse Izraeli dëshiron paqe, duhet të njohë Palestinën

14:11, 13/02/2024
A+ Aa A-

“Nëse Izraeli dëshiron paqe të përhershme në rajon, ai duhet të ndalojë përdorimin e një politike ekspansioniste dhe të njohë një tokë të pavarur palestineze, bazuar në kufijtë e vitit 1967.”

Kështu deklaroi presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan në Samitin e Qeverive Botërore në Dubai, duke shtuar se konfliktit mund t’i jepet fund vetëm nëse Izraeli njeh të drejtat themelore të palestinezëve.

“Pavarësisht nga 7 tetori, shkaku kryesor i krizës është fakti se pushtimi i tokave palestineze vazhdon pavarësisht rezolutave të OKB-së”, tha lideri turk, duke folur për një fushatë të vazhdueshme për delegjitimimin e Agjencisë së OKB-së, UNRëA ndërsa apeloi për të mbrojtur këtë institucion.

“Nëse nuk e identifikojmë saktë burimin e problemit këtu, nuk mund të gjejmë një zgjidhje. Izraeli duhet të pranojë ekzistencën e një shteti të pavarur palestinez të bazuar në kufijtë e vitit 1967. Konfliktet gjithashtu duhet të përfundojnë dhe Izraeli duhet të njohë të drejtat themelore të Palestinës. Rruga drejt paqes dhe qetësisë në rajonin tonë kalon përmes pranimit të Palestinës së pavarur.”, i shpreh Erdogan.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco