Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë?

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë?

12:10, 12/02/2024
A+ Aa A-

Kryeministri francez thotë se fëmijët nën moshën 13 vjeç nuk duhet të përdorin rrjetet sociale

Image

Kryeministri francez, Gabriel Attal, thotë se fëmijët nën moshën 13 vjeç nuk duhet të përdorin rrjete sociale. Në intervistën e tij për “Le Parisien”, ai u shpreh se dëshiron të punojë me platformat për të vendosur një barrierë digjitale që garanton se të miturit nën 13 vjeç nuk do të kenë akses në rrjetet sociale.

Attal shton se fëmijët në moshat 13-15 vjeç duhet t’i përdorin rrjetet sociale vetëm me lejen e prindërve.

Sulmet izraelite në Rafah shtojnë frikën e palestinezëve

Image

Sulmet izraelite në Rafah janë duke goditur zonat e mbipopulluara me palestinezë, të cilët po strehohen në këtë pjesë të Gazës. Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka thënë se u ka dhënë urdhër trupave izraelitë që të bëhen gati për të vepruar në Rafah, ku aktualisht po strehohen 1.4 milionë palestinezë.

Rafah është zona e fundit ku palestinezët po qëndrojnë, pas shpërnguljeve të vazhdueshme qysh prej 7 tetorit. Ndërkohë, frika, uria, etja dhe sëmundjet vijojnë të shtohen mes palestinezëve. SHBA dhe vende të tjera i kanë bërë thirrje Netanyahu që të mos kryejë një sulm të tillë pa siguruar mbrojtjen e popullsisë në Gaza.

SHBA i drejtohet Izraelit: “Mos bëj asnjë operacion ushtarak në Rafah!”

Image

Sipas Joe Biden, Izraeli nuk duhet të kryejë operacione ushtarake në Rafah, nëse nuk ka një plan të besueshëm dhe lehtësisht të zbatueshëm për mbrojtjen e civilëve që kanë gjetur strehim në të vetmen zonë të sigurt në Gaza, për momentin. Biden ka ashpërsuar tonin ndaj Netanyahu, pas një telefonate të zhvilluar me homologun izraelit.

Biden u shpreh se ndërhyrja në këtë pjesë në Gazë është “e tepruar” dhe ngriti zërin për ndërmarrjen e hapave “urgjentë dhe të dobishëm” për fuqizimin e ndihmës humanitare në territorin e Gazës.

45-vjetori i Revolucionit Islamik: Njerëzit në Iran në marshime kundër Izraelit

Image

Irani ka festuar 45-vjetorin e Revolucionit Islamik, i cili ka ndodhur në vitin 1979, ndërsa njerëzit kanë organizuar tubime e marshime kundër luftës në Gaza. Tensionet në Lindjen e Mesme janë gjithnjë duke u rritur, si pasojë e luftës mes Hamasit dhe Izraelit dhe kërcënimeve të vazhdueshme që ky shtet i bën palestinezëve.

Shtetasit iranianë, me parrulla dhe thirrje të shumta kundër Izraelit e SHBA kanë marrë pjesë në tubime, duke thirrur “Vdekje Izraelit”, si dhe duke djegur flamujt amerikanë e izraelitë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco