Rëndohet bilanci, mbi 28 mijë palestinezë janë vrarë që nga fillimi i luftës

Rëndohet bilanci, mbi 28 mijë palestinezë janë vrarë që nga fillimi i luftës

12:17, 11/02/2024
A+ Aa A-

Të paktën 28,176 palestinezë janë vrarë dhe 67,784 janë plagosur në sulmet izraelite në Gaza që nga 7 tetori, tha në një deklaratë sot ministria e shëndetësisë e enklavës palestineze.

Në 24 orët e fundit, 112 palestinezë janë vrarë dhe 173 janë plagosur.

Ministria tha se ka ende trupa të viktimave nën rrënoja dhe në rrugë, të cilat shërbimet kompetente nuk mund të kenë akses për shkak të sulmeve dhe bllokadës së vazhdueshme izraelite.

Izraeli prej 128 ditësh po kryen sulme të ashpra në Rripin e Gazës, në të cilat banorët janë privuar nga ushqimi, uji dhe gjërat e nevojshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco