Lufta në Gaza: SHBA e paralajmëron Izraelin se ofensiva në Rafah do të ishte katastrofë

Lufta në Gaza: SHBA e paralajmëron Izraelin se ofensiva në Rafah do të ishte katastrofë

12:04, 09/02/2024
A+ Aa A-

Shtetet e Bashkuara e kanë paralajmëruar Izraelin se organizimi i një ofensive ushtarake në qytetin jugor të Gazës, Rafah, pa planifikimin e duhur do të ishte një "katastrofë".

Rreth 1.5 milionë palestinezë po mbijetojnë në qytetin në kufi me Egjiptin në kushte të rënda humanitare.

Shtëpia e Bardhë tha se nuk do të mbështesë operacione të mëdha pa marrë në konsiderarë, refugjatët atje.

Komentet vijnë disa ditë pasi udhëheqësi izraelit tha se ushtrisë i ishte thënë të përgatitej për të operuar në Rafah.

Duke folur të enjten në mbrëmje, dhe pa iu referuar Rafahut, Presidenti i SHBA Joe Biden tha se veprimet e Izraelit në Gaza ishin tejkaluar.

Sulmet ajrore të raportuara izraelite në Gaza të premten vranë të paktën 15 persona, përfshirë tetë në Rafah, thanë zyrtarë nga Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi. Izraeli nuk komentoi menjëherë.

Salem El-Rayyes, një gazetar i pavarur që jeton në një kamp për njerëzit e zhvendosur në Rafah, tha se kishte fëmijë mes atyre që u vranë kur një sulm ajror goditi një shtëpi aty pranë. Trupat e viktimave “fluturuan nga kati i tretë”, tha ai për Reuters.

Shumica e njerëzve në Rafah janë zhvendosur nga luftimet nga pjesë të tjera të Gazës dhe jetojnë në tenda.

Garda al-Kourd, një nënë e dy fëmijëve, e cila tha se ishte zhvendosur gjashtë herë gjatë luftës, tha se ajo priste një sulm izraelit, por shpresonte se do të kishte një marrëveshje armëpushimi përpara se të ndodhte.

"Nëse ata vijnë në Rafah, do të jetë fundi për ne, sikur po presim vdekjen. Nuk kemi ku të shkojmë", tha ajo për BBC nga shtëpia e një të afërmi në Rafah ku jetonte me 20 persona të tjerë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco