VIDEO/ ‘Kujtesën e kam të mirë’/ Biden tërbohet me gazetarët, por ngatërron Egjiptin me Meksikën

10:56, 09/02/2024
A+ Aa A-

Presidenti amerikan, Joe Biden, u tërbua me gazetarët, të cilët e pyetën për kujtesën e tij.

“E di se çfarë dreqin po bëj, kujtesa ime është shumë e mirë,” tha ai.

Por pak më vonë, ai bëri një tjetër gafë, duke ngatërruar Egjiptin me Meksikën. Ai iu referuar liderit egjiptian Sisi si presidenti i Meksikës.

Tërbimi i Biden vjen pasi Departamenti i Shtetit publikoi një raport për mënyrën se si i ka trajtuar ai dokumentet e klasifikuara. Në raport thuhet se Biden nuk është në gjendje të mbante mend mirë gjërat.

Departamenti i Drejtësisë nuk ngriti akuzë ndaj tij me pretendimin se një gjykatë me shumë gjasa nuk do e pranojë për shkak se ‘ai është një i moshuar me kujtesë të dobët’.

Por Biden tha se kujtesa e tij nuk është përkeqësuar. “Mjafton të shihni çfarë kam bërë që kur jam zgjedhur president. Kujtesën e kam shumë mirë,” tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco