VIDEO/ 32-vjeçari iranian mban peng për 4 orë pasagjerët e trenit në Zvicër. Vritet nga policia

VIDEO/ 32-vjeçari iranian mban peng për 4 orë pasagjerët e trenit në Zvicër. Vritet nga policia

09:20, 09/02/2024
A+ Aa A-

 Ankth dhe terror kanë përjetuar pasagjerët e një treni në Zvicër, pasi për 4 orë u mbajtën peng nga një 32 vjeçar iranian. Sipas policisë, 32-vjeçari, i cili mbante në dorë një sëpatë dhe një thikë, është qëlluar për vdekje nga policia.

“Pengjet u liruan të gjithë shëndoshë e mirë,” tha policia në një deklaratë të premten.

Sipas informacioneve, 32-vjeçari iranian kishte aplikuar për azil në Zvicër. Situatat e pengjeve janë të rralla në Zvicër, megjithatë ato kanë ndodhur në të kaluarën në banka dhe biznese.

Në janar të vitit 2022, punëtorët në një fabrikë të orëve u morën peng dhe u detyruan të hapnin një kasafortë që përmbante metale të çmuara.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco