Autoritetet franceze hetojnë pagën e shefit të Olimpiadës, Tony Estanguet

Autoritetet franceze hetojnë pagën e shefit të Olimpiadës, Tony Estanguet

13:09, 07/02/2024
A+ Aa A-

Me ndeshjet e 2024-ës në Paris vetëm disa muaj larg, kanë lindur pikëpyetje se si paguhet organizatori kryesor.

Organizatori kryesor i Olimpiadës së Parisit, Tony Estanguet, është duke u hetuar për pagën e tij, gjashtë muaj përpara fillimit të Lojërave.

Kjoi pason një raport gazete që Estanguet përdor kompaninë e tij për të faturuar komitetin organizativ çdo muaj, në vend që të marrë një pagë.

Estanguet ka thënë se  "nuk e vendos ai shpërblimin e tij apo strukturën".

Komiteti organizativ i Lojërave Olimpike në Paris është shprehur i befasuar për lajmin, duke thënë se ata nuk janë kontaktuar nga hetuesit dhe nuk mund të konfirmojnë nëse ka nisur një hetim.

Si president, Estanguet nuk ka një statut punonjësi brenda komitetit organizativ dhe i faturon shërbimet e tij në baza mujore.

Komiteti organizativ i lojërave 2024 i caktoi  pagë vjetore 270,000 euro bruto në 2018 në fund të mbledhjes së parë të bordit. U ra dakord që ish-kampioni olimpik tre herë i kanoes do të merrte stimuj të mundshëm shtesë bazuar në kriteret e performancës që nuk do të kalonin 20% të pagës së tij vjetore.

Organizatorët u thanë gazetarëve të martën se paga e Estanguet – e cila nuk është rritur që nga viti 2018 – nuk kufizohet nga ligji francez dhe se të ardhurat e tij u përcaktuan me këshillën e një komiteti “të përbërë nga ekspertë të pavarur, roli i të cilëve është të sigurojnë përshtatshmërinë e politikën e shpërblimit.”

Organizatorët thanë gjithashtu se kushtet e pagesës së Estanguet u miratuan nga organi i Kontrollit të Përgjithshëm Ekonomik dhe Financiar të Francës, pas konsultimit me organin kryesor të përfshirë në mbledhjen dhe shpërndarjen e kontributeve të sigurimeve shoqërore.

“Të gjitha faturat e lidhura me këtë shpërblim i nënshtrohen një auditimi vjetor nga njësia e pavarur e auditimit të brendshëm të komitetit organizativ, si dhe një inspektimi nga komiteti i shpërblimeve”, thanë organizatorët e lojërave.

“Këto masa nuk janë të vendosura ligjërisht, por korrespondojnë me një qasje të transparencës vullnetare. Në përputhje me qasjen që kemi marrë gjithmonë ndaj të gjitha organeve mbikëqyrëse, Paris 2024 është i gatshëm t'u përgjigjet pyetjeve në lidhje me menaxhimin e tij.

Hetimi mbi pagën e Estanguet pason hetime të tjera nga prokurorët financiarë që kanë në fokus komitetin organizues të Lojërave.

Në tetor, organizatorët thanë se selia e tyre u vizitua përsëri nga prokurorët financiarë francezë duke hetuar dyshimet për favorizim, konflikt interesi dhe keqpërdorim fondesh në dhënien e kontratave. Selia u kontrollua për herë të parë në qershor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco