Gara brenda republikanëve/ Nikki Haley nuk fiton në Nevada, edhe pse emri i Trump nuk ishte në listën e kandidatëve

Gara brenda republikanëve/ Nikki Haley nuk fiton në Nevada, edhe pse emri i Trump nuk ishte në listën e kandidatëve

12:40, 07/02/2024
A+ Aa A-

Nikki Haley pësoi një tjetër humbje në Nevada në garën e Partisë Republikane për zgjedhjet presidenciale të nëntorit në Shtetet e Bashkuara, edhe pse Donald Trump nuk ishte në listën e kandidatëve.

Sipas të dhënave të fundit, opsioni “asnjë nga kandidatët e ofruar” mori më shumë vota në zgjedhjet paraprake republikane në Nevada, rreth 60 për qind, pothuajse dy herë më shumë se Haley, ish-ambasadorja e SHBA-së në Kombet e Bashkuara, e cila fitoi 33 për qind.

Ajo ishte e vetmja kandidate e rëndësishme në fletëvotim.

Trump, ish-presidenti i SHBA-së, u ndalua nga një gjykatë e shtetit të Nevadës për të qenë në kandidat, për shkak të rolit të tij në sulmin ndaj ndërtesës së Kongresit amerikan më 6 janar 2020.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco