Dëbora 'paralizon' Kanadanë/ Mbyllen shkollat dhe bizneset, anulohen fluturimet

Dëbora 'paralizon' Kanadanë/ Mbyllen shkollat dhe bizneset, anulohen fluturimet

09:12, 06/02/2024
A+ Aa A-

Provinca më lindore e Kanadasë u paralizua praktikisht të hënën pasi një metër borë ra gjatë fundjavës. Reshjet e borës bllokuan rrjetet e transportit, bizneset, shkollat dhe institucionet publike u mbyllën, dhe pati ndërprerje masive të energjisë elektrike.

 

 

Banorët postuan video dhe foto të stuhisë, ku disa tregonin qe bora kishte bllokuar dyert dhe te tjera që kishin mbuluar çatitë e shtëpive.

Në Aeroportin Ndërkombëtar Halifax, shumë fluturime u vonuan ose u anuluan. U pezullua funksionimi i transportit publik në qytet.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco