Presidenti jugafrikan lumturohet nga fitorja historike e Tyla në ‘Grammy’

Presidenti jugafrikan lumturohet nga fitorja historike e Tyla në ‘Grammy’

13:37, 05/02/2024
A+ Aa A-

Presidenti i Afrikës së Jugut, Cyril Ramaphosa, ka lavdëruar këngëtaren Tyla për fitoren e çmimit inaugurues Grammy për interpretimin më të mirë të muzikës afrikane me hitin e saj viral botëror “Ëater”.

Ajo është artistja e parë që fiton kategorinë e re të lakmuar.

Në një postim në X, presidenti Ramaphosa tha se këngëtarja e shtoi veten në listën e artistëve dhe muzikantëve të shquar të Afrikës së Jugut "të cilët kanë lënë një gjurmë të pashlyeshme në skenën botërore".

"Tyllaaaaaaa, ne ju urojmë dhe festojmë me ju. Faleminderit për origjinalitetin dhe për valëvitjen e flamurit", shtoi ai.

Tyla ia kaloi artistëve të Nigerisë, Burna Boy, Davido, Ayra Starr dhe Asake të cilët ishin nominuar për çmimin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco