Dy vite robër lufte, çifti ukrainas bashkohet pasi lihen të lirë nga rusët

Dy vite robër lufte, çifti ukrainas bashkohet pasi lihen të lirë nga rusët

12:39, 05/02/2024
A+ Aa A-

Ilia Muzyka dhe  Alina Panina janë dy ushtarë të rinj ukraianas të cilët u ndanë pasi vendi i tyre u sulmua nga Rusia. Të dy u kapën  rob lufte por askush nuk dinte për fatin e tjetrit. Illia Muzyka ishte roje kufitare në qytetin jugor të Ukrainës, Mariupol, ku u kap nga ushtarët rus, në po të njëjtin qytet, disa javë më vonë u kap edhe e fejuara e tij.  As Ilia dhe as Alina nuk e dinin nëse do shiheshin më me njëri tjetrin, por sot, pas kaq shumë kohësh nga fillimi I luftës, ata të dy janë lënë të lirë dhe janë ribashkuar. 

"Unë nuk e dija nëse ajo kishte qenë apo ishte ende në robëri. Mendoja shumë për të sa më ngatërroheshin mendimet dhe ndjesitë. Duhet ta kem varrosur një mijë herë në kokën time”, tregon Ilia Muzyka, ushtar ukrainas.

Muzyka dhe Panina janë njohur në punë  që nga viti 2019. Në vitin 2021, ata u dërguan në portin tregtar të Mariupolit si kujdestar të dy qenëve Xhesi dhe Sonia, të cilët inspektonin ngarkesat në port.

Kur Rusia pushtoi Ukrainën, gati dy vjet më parë,  Panina dhe Muzyka thanë se morën armët për ta mbrojtur atë, por ata u ndanë më 10 prill.

Dy ditë më vonë, Muzyka u kap nga rusët, duke mos ditur fatin e partnerit të tij. Gati një muaj me pas, në duart e rusëve ra edhe Panina. 

"Kur po më çonin në Rusi, ne shkuam pranë vendit ku mbaheshin qentë dhe ata lehnin ndërsa unë u largova. Kjo ishte hera e fundit që i dëgjova”, tregon ajo.

Ajo e përshkroi trajtimin e saj nga rusët si të ashpër dhe kujtoi se si rrëmbyesit e saj e kishin gënjyer, duke thënë se Ukraina ishte pushtuar dhe ishte ndarë mes Rusisë dhe Europës. 

Panina u lirua në tetor 2022, ndërsa ai u më shumë se një vit më vonë, më 3 janar. Pasi Muzyka u lirua, pyetja e parë për  që I bëri të atit ishte se ku ishte Panina.

“Kishim pritur kaq gjatë për të folur, për t’u përqafuar. Ne ishim shumë të lumtur", tha ata.

Pavarësisht përjetimeve, ata vijuan atje ku e lanë, jo vetëm dashurinë, por edhe punën si ushtarë në mbrojte të atdheut, sot ata kanë një qen të ri, Roxy, e cila punon me Paninën si roje doganore në qytetin perëndimor të Lutsk.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco