Dëshmi shokuese nga civilët e izoluar në Gazë: Shpresoj që im bir do t’i mbijetojë të ftohtit

Dëshmi shokuese nga civilët e izoluar në Gazë: Shpresoj që im bir do t’i mbijetojë të ftohtit

12:19, 05/02/2024
A+ Aa A-

Dëshmi shokuese vijnë nga Gaza, ku civilët e pakët të mbetur pa evakuuar janë në lufte me vdekjen në çdo moment.

Beteja e tyre nuk është vetëm me sulmet izraelite, por edhe me të ftohtin dhe urinë.

Një nga ata është edhe Mohammed R Mhaëish, i cili sipas Al Jazeera, ka mbetur në Gaza së bashku me familjen.

“Familja ime, babai, nëna, motra, gruaja, djali dy vjeçar dhe unë po strehohemi në garazhin e parkimit të një pallati të shkatërruar. Në netët me shi, e heq pallton dhe me të mbështjell fëmijën tim, në përpjekje për ta mbrojtur nga i ftohti.

Më mban shpresa se kjo pallto dhe lutjet e mia do të mjaftojnë që trupi i tij i vogël t’i mbijetojë të ftohtit.

Përveç strehimit, e vështirë është edhe lufta për ushqim. Nuk e mbaj mend vaktin e fundit të saktë që ka konsumuar im bir. Gruri nuk gjendet askund, kështu që ne kemi përdorur elb dhe misër të cilat përdoreshin për ushqim për kafshët, në përpjekje për të mbijetuar. I bluajmë dhe i bëjmë miell për bukë.

Tjetër vështirësi, edhe nëse arrini të siguroni pak ushqim, është gatimi. Nuk ka gaz në mënyrë që të gatuajmë. Njerëzi po gërmojnë nën rrënoja në përpjekje për të gjetur lëndë të cilat mund të digjen në përpjekje për të ndezur zjarr.

Kjo është shumë e vështirë pasi i kthen këto persona në shënjestra të sulmeve”, rrëfen ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco