Meshkuj me ngjyrë i thonë MSNBC-së pse i tërheq Trump-i: 'Me Biden-in jemi trokë'

Meshkuj me ngjyrë i thonë MSNBC-së pse i tërheq Trump-i: 'Me Biden-in jemi trokë'

12:16, 03/02/2024
A+ Aa A-

Një grup burrash me ngjyrë folën për MSNBC-në të premten se pse preferojnë ish-presidentin Trump para presidentit Biden para zgjedhjeve presidenciale të 2024-ës.

Korrespondentja e MSNBC, Trymaine Lee u takua me votuesit në një berberhane në Charleston, Karolina e Jugut, dhe i pyeti se çfarë i tërheq nga Trump-i para presidentit aktual demokrat.

Disa u përgjigjën shpejt, "Paratë".

"Donald Trump ka një reputacion si njeriu i parave," tha votuesi Anthony Freeman.

"Unë mendoj se Donald Trump, me gjithë marrëzinë që mund të ketë në kokën e tij, unë jam shumë dakord me disa nga gjërat që ai flet për biznesin," tha votuesi Thomas Murray për MSNBC. "Sepse po përpiqem të zgjeroj biznesin tim".

"Për sa i përket Biden-it, nuk kam parë që ai të intereson ashtu për biznesin. Dhe shqetësimi im është të kem biznesin tim në mënyrë që të mund të ndërtoj pasuri brezash në mënyrë që fëmijët e mi të kenë diçka kur unë të mos jem këtu," ai shtoi.

Juston Brown, një tjetër votues tha se njerëzit "e admirojnë personazhin" dhe "duan të jenë ai".

"Ata duan të shijojnë avantazhet që ai ka. Ai duket se është gjithmonë i aftë t'i anashkalojë rregullat," shpjegoi Brown.

Kur u pyetën nëse kishte njerëz në "orbitën" e tyre që ose do të votonin për Trump-in ose po mendonin të votonin për të, Kinard Givens u përgjigj: "Sigurisht".

"Shumë nga miqtë e mi janë në moshën time, kështu që ne jemi pak më të rinj. Ne kemi votuar vetëm një herë për president dhe Trump është gjithçka që njohim," tha Givens. "Ata thonë: "Ne jemi trokë me Bidenin. Nuk ishim me Trump-in". Dhe kjo është e vetmja gjë që po dëgjoj vazhdimisht... Me Trump-in kishim para.' Ju kuptoj, por personalisht, moralisht nuk mund ta shihja veten."

Lee e përfundoi segmentin duke i thënë Katy Tur-it të MSNBC-së se kishte "tre nivele" votuesish mes burrave me ngjyrë në Karolinën e Jugut.

"Ata që po planifikojnë të votojnë përsëri për Joe Biden-in, edhe pse nuk janë të entuziazmuar, ata që po mendojnë të votojnë për Donald Trump-in dhe ata që nuk do të votojnë fare dhe do të devijojnë nga procesi", tha Lee.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco