Publikoi memon ku Donald Lu kërkonte largimin e tij, dënohet ish-kryeministri

Publikoi memon ku Donald Lu kërkonte largimin e tij, dënohet ish-kryeministri

10:43, 30/01/2024
A+ Aa A-

Ish-kryeministri pakistanez, Imran Khan është dënuar me 10 vite burg në një rast ku ai akuzohej për publikim të dokumenteve shtetërore.

Khan është duke vuajtur një tjetër dënim prej 3 vitesh burg për korrupsion.

Kundërshtarët e tij e larguan nga detyra në vitin 2022, ndërsa Khan thotë se të gjithë akuzat ndaj tij janë të motivuara politikisht.

Vendimi ndaj tij vjen disa javë përpara zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare, ku atij i është ndaluar të konkurrojë.

Rasti në fjalë lidhet me publikimin e një memoje diplomatike të dërguar nga ambasadori i Pakistanit në Uashington për në Islamabad në kohën kur Khan ishte kryeministër.

Gjatë një mitingu në mars të vitit 2022, Khan doli në skenë me një copë letër, duke thënë se ajo tregonte një konspiracion të huaj kundër tij.

Memoja në fjalë u publikua nga portali amerikan ‘The Intercept’.

Aty flitet për një takim sekret në Departamentin e Shtetit, me qëllim largimin e Imran Khan nga pushteti për shkak se ishte treguar neutral në rastin e pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

Në dokument flitet për takimin mes dy zyrtarëve të Departamentit të Shtetit dhe ambasadorit pakistanez. Një prej zyrtarëve të DASH në takim ishte Donald Lu, me postin e Ndihmës Sekretarit të Shtetit për Çështjet e Azisë Qendrore dhe Jugore.

Në takim u diskutua për mënyrën se si duhej të largohej nga pushteti Imran Khan.

Prokuroria tha se Khan ka dëmtuar marrëdhëniet diplomatike mes dy vendeve duke publikuar këtë dokument.

Mediat ndërkombëtare nuk janë lejuar të marrin pjesë në procesin gjyqësor ndaj tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco