Guterres shtrëngon duart me Lavrov, shpërthejnë kritikat në rrjetet sociale

Guterres shtrëngon duart me Lavrov, shpërthejnë kritikat në rrjetet sociale

09:08, 26/01/2024
A+ Aa A-

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, ka mirëpritur ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov në selinë e OKB-së në Nju Jork. Dhe përballë fotografëve, shihet një shtrëngim duarsh, duke lënë të kuptohet një buzëqeshje.

Ky gjest nuk kalon pa u vënë re në rrjetet sociale, duke ndezur polemika dhe një lumë kritikash ndaj kreut të Kombeve të Bashkuara.

“Më e keqja e asaj që nuk shkon me Kombet e Bashkuara dhe shumë institucione të tjera ndërkombëtare, në një foto të vetme”, është komenti i mjeshtrit të shahut dhe opozitarit rus Garry Kasparov në X.

“Si mund të pranohet kjo në nivelet më të larta të Kombeve të Bashkuara përfaqësuesi i një shteti terrorist vrasës?”, pyet politikani ukrainas Anton Gerashchenko.

"Kombet e Bashkuara u themeluan për të ndalur luftërat. A mund t'i kujtojë dikush Antonio Guterres këtë?" pyet në mënyrë retorike kanali social Vishegrad 24.

Ndërsa për të përshkruar foton, ministri i Jashtëm lituanez Gabrielius Lansbergis mbështetet në një lojë fjalësh me akronimin e OKB-së: "UNbelievable", (e pabesueshme).

Ndërkohë, fotomontazhet po shumohen, me shtrëngimin e duarve që bie në sy mes rrënojave të bombardimeve ruse në Ukrainë në një prej videove të montuara dhe të përhapura në rrjetet sociale. "Duart e tua janë të përgjakura," shkruante llogaria e Saint Javelin në X. "OKB-ja ka përfunduar," shkroi një përdorues tjetër.

Fjalët e një profili tjetër janë edhe më të ashpra: “António Guterres mirëpret Lavrovin në OKB...dhe do të mirëpriste edhe Hitlerin apo Goebbelsin, nëse do të ishin ende gjallë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco