Putin vizitë të papritur në Kaliningrad, kërcënon Perëndimin Putin dhe Guvernatori i Rajonit të Kaliningradit Anton Alihanov gjatë një takimi të enjten

Putin vizitë të papritur në Kaliningrad, kërcënon Perëndimin

08:43, 26/01/2024
A+ Aa A-

Vladimir Putin sfidon Perëndimin.

Ditën e djeshme Presidenti rus ka udhëtuar krejt papritur në enklavën ruse të Kaliningradit.

Putin nga aty paralajmëroi se vendet që kufizojnë terroritorin e Deti Baltik nuk janë të përgatitura për ‘çfarë do të pasojë’ pasi shumë vendosën të shkatërorjnë memorialet e luftës sovjetike.

Gjatë vizitës së tij të papritur të enjten, ku Putini fluturoi afër hapësirës ajrore të NATO-s , 71-vjeçari u tha studentëve në Universitetin Federal Kant Baltik:

"Kjo është injorancë mahnitëse dhe mungesë e të kuptuarit se ku jetojnë, çfarë po bëjnë dhe çfarë po do ndjekin.'

Rajoni, i cili kufizohet me Poloninë dhe Lituaninë, të dyja të pushtuara më parë nga Bashkimi Sovjetik përpara se të rifitonin pavarësinë e tyre, besohet të jetë pika më e mundshme për një konflikt midis Rusisë  dhe NATO-s.

Vizita e Putinit vjen pasi qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka zbuluar se mendon se ka një në katër mundësi që Rusia të sulmojë një nga aleatët e Britanisë në dy vitet e ardhshme, diçka që mund të ndezë një konflikt më të gjerë midis ushtrive të Moskës dhe NATO-s.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco